🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.64 ▲6.51%
ARI 4,664 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,509 ▼ -3.29% ETH $2,047 ▼ -4.33% XRP $1.3117 ▼ -3.37% SOL $79.1400 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.64 ▲6.51 % ARI 4,664 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ndërron jetë në mënyrë të papritur në moshën 78 vjeçare, profesori Sabit Brokaj

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur profesori i njohur Sabit Brokaj. Brokaj u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare nga një atak kardiak.
Brokaj lindi në 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, Brokaj shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.

Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

Karriera e tij në politikë

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste.

Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në Dhjetor 1991. Ai u zgjodh Deputet i Asamblesë Popullore në 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

1 Koment

  • Sejdi Veseli 14 September 2020, 19:20

    Edhe unë, si shumica e bashkëkombësve, me dhembje të madhe e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të të pavdekshmit, Dr. Sabit Brokaj.
    Ju lutem familjarëve dhe miqve besnik të Dr.Sabitit, që të me lejojnë edhe mua, pjesëmarrjen në dhembjen e tyre, ashtu si shumicës të shqiptarëve. Nuk do ta harroj kurrë pritjen që më bëri në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, kur isha Përfaqësues politik i LKÇK, jashtë trojeve të okupuara. Ministri Sabit Brokaj, më priti miqësisht dhe më inkurajoj, duke me këshilluar vëllazërisht për legjitimitetin e zhvillimit dhe të vazhdimit të luftës së Famëmadhës UÇK, deri ribashkimin e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht…
    U përkujtoftë përjetësisht ky BIR BESNIK i Atëmëmëdheut të shqiptarëve!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.