☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.76% ETH $2,267 ▲ +1.25% XRP $1.2498 ▲ +0.47% SOL $95.5100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet në qeveri/ Bashkohet pushteti vendor me Ministrinë e Brendshme, Rama: Do të ketë një strukturë më të plotë

Pushteti vendor do të integrohet me Ministrinë e Brendshme. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes në Kryeministri të ministrave Besfort Lamallari Ervin Demo. Në kuadër të ndryshimeve të njoftuara në qeveri, Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe kalon në Kryeministri, ndërsa Ervin Demo, i cili deri tani drejtonte Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Rama deklaroi se me këtë ndryshim do të integrohen edhe çështjet vendore në Ministrinë e Brendshme, duke e cilësuar këtë një praktikë që nuk është e re në historinë e Kryeministrisë.

“Ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historinë e Kryeministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së drejtimit të punës së Kryeministrisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri falënderoi gjithashtu Besfort Lamallarin për punën e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe për detyrën e re që do të marrë në Kryeministri.

“Faleminderit për shërbimin e deritanishëm dhe për shërbimin e mëtejshëm”, tha Rama.

Me ndryshimet e reja, Ervin Demo do të ketë në përgjegjësi Ministrinë e Brendshme dhe çështjet e pushtetit vendor, duke sjellë një riformatim të kompetencave brenda strukturës qeverisëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.