☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Fond kombëtar për strehimin”- Mbledhja e Qeverisë, Ibrahimaj: 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë! Subvencion

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha sot (11 shtator) se do të ketë fond kombëtar për strehimin.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të ndërtohen 7 mijë apartamente për shtresat në nevojë dhe familjet e reja.

Gjithashtu, Ibrahimaj shtoi se do të ketë subvencionim qiraje për 3 mijë apartamente.

“Kemi pasur disa ndërhyrje në vite, kemi bërë subvencionimin e qirave. Kemi dhënë kredi të buta, kemi përmirësuar kushtet për banesa. Para disa javësh, shpallëm 300 kredi të buta për administratën publike, dje shpallëm programin e ri të strehimit. Qeveria dhe bashkitë bashkëfinancojnë programe. Dje prezantuam reformën e re, do t’i dedikohet edhe atyre që janë familje të reja. Do jenë 7 mijë apartamente që do vihen në dispozicion. 2 mijë kredi do jenë pa interes, për apartamente deri në 60 mijë euro. Normat e interesit, me 0 dhe 3 për qind, do të mbulohen nga një fond, do përmbledhë 3 përqindëshin e bashkisë, do përmbledhë buxhetin e shtetit, por edhe mekanizmat e tjerë të kredive”, u shpreh Ibrahimaj.

Më tej ministrja shpjegoi se:

“Do vëmë subvencionim qiraje për 3 mijë apartamente. Kemi mbi 80 për qind të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në banesën e tyre. Do fillojmë ndërtimin e disa blloqeve ndërtesash, 30 për qind do i dedikohen shtresave në nevojë, 40 për qind strehimit të përballueshëm, 30 për qind do i dedikohet shitjes në treg të lirë. E kemi parashikuar edhe një program që i dedikohet të moshuarve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.