🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,219 ▲ +0.55% ETH $2,061 ▲ +0.42% XRP $1.3165 ▼ -0.13% SOL $80.6900 ▲ +0.6%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Në 2015, investimet e huaja direkte ranë me 11%

aaaInvestimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

Sipas projeksioneve të FMN parashikohet një rritje e lehtë e flukseve të investimeve të huaja për vitet 2016 dhe 2017 për shkak të kulmit të punimeve në dy veprat e mëdha, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe projektet e hidrocentraleve të kompanisë Statkraft në Devoll. Për pasojë Fondi parashikon rritje të hyrjeve valutore nga investimet me 19 për qind këtë vit dhe vitin tjetër me 4.5%. Ndërsa pritet që kurba e investimeve ti kthehet rënies në vitet 2018-2019.

Ndërsa hidrokarburet kanë qenë sektori që kanë kontribuar më shumë në rritjen e investimeve të huaja deri tani, duke përbërë më shumë se 50% të investimeve, pesha e tyre rezulton në zvogëlim, si rrjedhojë e rënies së çmimeve të naftës, që i ka bërë sipërmarrjet më pak të interesuara për të realizuar investime kapitale.

Sipas analizës që ka bërë Banka e Shqipërisë në tremujorin e tretë, investimet, për herë të parë në vitet e fundit, kryesohen nga energjetika, kryesisht hidrocentralet, ku ndikimin më të madh vlerësohet ta ketë dhënë Devolli Hydropower.

Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga sektori i energjetikës me rreth 61%, ai i hidrokarbureve me rreth 21%, të ndjekur nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 8% dhe 2% të flukseve hyrëse të investimeve të Huaja Direkte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.