Politika

“Në Shqipëri ekzistojnë qendra ku rekrutohen dhe trajnohen militantët e ISIS”

Kryeprokurori i Breshias në Itali, Luigi Maria Dell’Osso deklaron se në Shqipëri janë zbuluar qendra që merren me rekrutimin dhe trajnimin e militantëve të ISIS. Sipas prokurorit italian, në Shqipëri janë zbuluar qendra trajnimi dhe propagande, si dhe qindra militantë, disa prej të cilëve kanë kontakte të vazhdueshme me persona që lëvizin lirshëm në Itali.

generale-di-Brescia-Luigi-Maria-Dell’Osso-480x269“Sektori i antiterrorizmit në Brescia po bashkëpunon intensivisht me autoritetet shqiptare. Rekrutimet bëhen edhe në Itali. Në fakt ekzistojnë dëshmitarë që tregojnë se në zona të caktuara të Breshias janë vënë re aktivitete propagandistike që lidhen me terrorizmin islamik. Po hetojmë në lidhje me disa persona të caktuar, për të cilët ekzistojnë dyshime të forta se janë të lidhur me terrorizmin. Këta persona janë të lidhur me shtetas shqiptarë, që luajnë një rol të rëndësishëm në rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të ISIS. ”-deklaron prokurori Dell’Osso.

Prokurori italian thekson se kur flitet për terrorizmin duhet të merret parasysh fakti se lufta kushton shumë dhe për këtë nevojiten financime të mëdha. Për këtë arsye një nga elementët themelorë të hetimit janë transfertat e parave.

“Kemi zbuluar se pjesa më e madhe e transfertave të parave bëhet me dokumente false. Financimi i terrorizmit bëhet përmes parave që vijnë nga aktivitete ilegale dhe duke u nisur nga ky fakt duhet të hetojmë duke u nisur nga zbulimi i prejardhjes së tyre.”- deklaroi Kryeprokurori i Breshias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button