Në Sofje u zhvilluan konsultime politike bullgaro-serbe
Marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën evropiane të Serbisë, pjesëmarrjen e dy vendeve në iniciativa regjionale diskutuan sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Zëvendësministri Valentin Porjazon dhe Ndihmësministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Goran Aleksiç. Z. Porjazov vuri në dukje, se si vende fqinje ne i kemi jo vetëm kufijtë e përbashkët, por edhe interesa të përbashkëta. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe varet nga niveli i besimit, zbatimi i angazhimeve të ndërmarra dhe rezultatet e arritura, deklaroi Zv/ministri bullgar. Si sfera të konsultimeve dypalëshe politike u përcaktuan siguria, kultura, shkenca dhe arsimi, zhvillimi regjional, si edhe pjesëmarrja në projektet e përbashkëta infrastrukturore në fushën e energjetikës dhe transportit.