Politika

Negociatat/ Merkel: Përmbushni 5 kushtet. Rama paralajmëron BE-në

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin.

Merkel tha se është prioritet kryesor zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të çelen negociatat.

Kancelarja tha se KE-ja ka përmendur 5 prioritete në total.

“Ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale. Shqipëria është shndërruar në mënyrë të thellë vitet e fundit, falë edhe reformave. KE i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe i ka vlerësuar. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme duke dërguar përfaqësues në misionin Euralius. Kjo ka bërë që reforma juridike të vihet në funksionim. E rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritet, këtu bën pjesë zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë hapa të përhershëm. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë
Shqipëria. Unë besoj që janë arritur gjëra të rëndësishme. Duhet shumë forcë dhe guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Gjermania do të kontribuojë. I uroj mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më detajisht do të diskutojmë më vonë”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar dhe se integrimi i vendit nuk është një kërkesë e Europës por amanet nga të parët dhe borxh për fëmijët shqiptarë.

Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot më 28 nëntor, ditën e festës kombëtare të shpalljes së pavarësisë dhe në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Me gjithë angazhimet që keni, ju keni gjetur kohën që takohemi për të tretën herë në harkun e 3 viteve. Shqiptarët kudo iu janë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë. Procesi i Berlinit është kthyer në një hapësirë komunikimi. Zyra e bashkëpunimit rajonal në Shqipëri në modelin e bashkëpunimit franko-gjerman është një prej treguesve të këtij procesi historik. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar në rrugën e anëtarësimit në BE, nuk po hyjmë se na e ka kërkuar Brukseli, Parisi apo Berlini, por se na i kanë kërkuar etërit. Ne nuk i kemi parë detyrat tona të shtëpisë si një barrë që na i kanë ngarkuar të huajt, por si një borxh që ua kemi fëmijëve tanë. Sot unë jam krenar që gjendem këtu krah jush pasi e kemi shkruar në Kushtetutën tonë dhe në një sërë ligjesh këtë detyre madhore, të integrimit tonë”, tha Rama.

Rama ka theksuar BE nuk duhet të përfitojë nga prirjet europiane të Ballkanit, duke paralajmëruar se historia në rajon mund të përsëritet.

“Jam shumë i vetëdijshëm se nuk është fundi por vetëm fillimi i mbarë i një faze të re të përpjekjeve tona për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të BE. Ndaj Shqipëria e mirëkupton plotësisht kushtin e vendosur për çeljen e negociatave, zbatimin e vettingut. 5 prioritet përbëjnë një udhërrëfyes edhe pas anëtarësimit në BE. Shqipëria meriton nga BE të njëjtin lojalitet që ka treguar ndaj BE-së.
Po aq sa Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq ka nevojë edhe BE për Shqipërinë dhe Rajonit. Me mirënjohje për ju dhe me gjithë respekt për gjithçka që bën që bota të bëhet më e mirë”, tha Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te bombardohen familjet e kopese te Sali Berishes,Bujar Nishanit,Lulezim Bashes,Adriatik Llalles, dhe plehrat e PD.Ajo dite do jete 28 Nendori per shqipetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button