🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,841 ▲0.24%
DOW 48,064 ▼0.25%
NASDAQ 22,997 ▲0.76%
NAFTA 98.50 ▲0.64%
ARI 4,798 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,013 ▲ +2.15% ETH $2,244 ▲ +2.4% XRP $1.3579 ▲ +1.35% SOL $85.1400 ▲ +3.01%
S&P 500 6,841 ▲0.24 % DOW 48,064 ▼0.25 % NASDAQ 22,997 ▲0.76 % NAFTA 98.50 ▲0.64 % ARI 4,798 ▼0.42 % S&P 500 6,841 ▲0.24 % DOW 48,064 ▼0.25 % NASDAQ 22,997 ▲0.76 % NAFTA 98.50 ▲0.64 % ARI 4,798 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Netanyahu injoron rezolutën e OKB-së: S’ka pengesa për kolonitë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para qeverisë se ka anuluar të gjitha kufizimet për ndërtimin e kolonive në Jeruzalemin Lindor, pasi qeveria lokale e qytetit miratoi ndërtimin e qindra shtëpive të reja në zonë.

“Nuk ka më nevojë që të koordinojmë ndërtimet në lagjet hebraike në Jeruzalemin Lindor. Mund të ndërtojmë ku të duam dhe sa të duam. Vizioni im është që të kemi sovranitet mbi të gjitha kolonitë”, deklaroi Netanjahu.

Ai shtoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe se ishte ftuar për një vizitë në Uashington në shkurt.

Vendimi i Izraelit për të vazhduar ndërtimet e kolonive në tokat e pushtuara shkon kundër rezolutës së OKB-së, që u lejua të miratohej nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa analistët thonë se izraelitët presin që presidenti Trump të jetë shumë më mbështetës ndaj kolonive, sesa administrata e Barack Obamës.

Shumica e vendeve e konsiderojnë ilegal aktivitetin e Izraelit me blloqet e banimit dhe një pengesë ndaj bisedimeve të paqes. Izraeli nuk është dakord me këtë pikëpamje dhe citon lidhje biblike, historike dhe politike me këtë territor, i cili pretendohet edhe nga palestinezët, që dënuan ashpër vendimin e qeverisë Netanyahu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.