☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,792 ▼ -0.21% ETH $2,283 ▲ +0.6% XRP $1.2488 ▼ -0.47% SOL $93.8100 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

Modeli i qendrave për emigrantët në Shqipëri vijon të jetë në qendër të debatit në Evropë, teksa pas krizës së emigrantëve në Ceuta po rikthehet diskutimi për ngritjen e qendrave të kthimit (“return hub”) jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Sipas mediave italiane, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni po kërkon të përshpejtojë krijimin e qendrave të tilla edhe në vende të tjera, përfshirë shtete që vetë Bashkimi Evropian nuk i konsideron plotësisht të sigurta. Nisma vjen ndërsa modeli i zbatuar në Shqipëri, me qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, vazhdon të përballet me sfida ligjore dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Në rastin e Shqipërisë, marrëveshja e firmosur mes qeverive të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës krijoi qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, të cilat ndodhen në territor shqiptar, por administrohen sipas juridiksionit italian. Megjithatë, zbatimi i projektit është penguar vazhdimisht nga vendimet e gjykatave italiane, të cilat kanë bllokuar procedurat e përshpejtuara të kthimit të emigrantëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga media italiane, nga maji 2025 deri në mesin e korrikut 2026 në Gjadër janë transferuar 685 emigrantë nga qendrat italiane të ndalimit, ndërsa më pak se 15% e tyre janë riatdhesuar në vendet e origjinës. Raportet flasin gjithashtu për kosto të larta financiare dhe për shqetësime lidhur me kushtet e qëndrimit në qendër.

Ndërkohë, çështja pritet të marrë një tjetër zhvillim në muajin shtator, kur Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian pritet të shprehet mbi përputhshmërinë e qendrave të tilla dhe konceptit të “vendeve të treta të sigurta” me të drejtën evropiane. Vendimi mund të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e qendrave në Shqipëri, por edhe në planet e Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së për zgjerimin e këtij modeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.