⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,705 ▲1.8%
DOW 53,280 ▲2.88%
NASDAQ 25,885 ▲2.02%
NAFTA 87.79 ▼8.64%
ARI 4,076 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,353 ▲ +3.44% ETH $2,426 ▲ +5.71% XRP $1.3108 ▲ +2.2% SOL $95.7600 ▲ +2.6%
S&P 500 7,705 ▲1.8 % DOW 53,280 ▲2.88 % NASDAQ 25,885 ▲2.02 % NAFTA 87.79 ▼8.64 % ARI 4,076 ▲3.45 % S&P 500 7,705 ▲1.8 % DOW 53,280 ▲2.88 % NASDAQ 25,885 ▲2.02 % NAFTA 87.79 ▼8.64 % ARI 4,076 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

RUSI – Gjashtë të vrarë nga sulmet ukrainase në Krimenë e aneksuar

MOSKË, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Gjashtë persona humbën jetën dhe rreth 15 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ukrainase gjatë natës në Gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia, dhe në rajonin rus të Krasnodarit, njoftuan sot autoritetet ruse.

Sipas kreut të administratës së Krimesë të emëruar nga Moska, Sergei Aksionov, tre civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ndaj gadishullit.

Ai bëri të ditur lajmin përmes Telegramit, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të goditjes.

Krimeja, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, është shënjestër e shpeshtë e sulmeve ukrainase, të cilat Kievi i konsideron si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse në territorin e Ukrainës.

Tre viktima të tjera u regjistruan në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë dhe pranë Krimesë, ku sipas autoriteteve lokale, ata humbën jetën nga rënia e mbetjeve të një droni të rrëzuar.

Guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratiev, tha se sulmi plagosi edhe 13 persona, mes tyre edhe fëmijë, duke e cilësuar ngjarjen një “tragjedi”.

Ai shtoi se objektiv i sulmit ishin infrastrukturat civile.

Më shumë se katër vjet pas nisjes së ofensivës së gjerë ruse kundër Ukrainës, sulmet ajrore dhe me dronë janë intensifikuar ndjeshëm nga të dyja palët, duke shkaktuar një numër gjithnjë e më të madh viktimash civile./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.