🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,204 ▲ +0.62% ETH $2,053 ▲ +0.15% XRP $1.3106 ▼ -0.61% SOL $80.0600 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Ngjela: Nisma për të bllokuar reformën në drejtësi

“Kryeministri duhet të rezistojë për guvernator të huaj”

ngjela1Tryeza sotme, e thirrur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, për një reformë në drejtësi, shikohet si një tentativë e opozitës për ta bllokuar atë. Ky është konkluzioni i avokat Spartak Ngjelës, kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, i cili shprehet skeptik për një reformë të paanshme, kërkuar nga kreu i shtetit, duke e konsideruar këtë të fundit një president politik. Sipas Ngjelës, në dy dekada ne nuk kemi arritur të prodhojmë një sistem drejtësie profesional e të paanshëm, dhe një reformë reale ka nevojë për ringritjen e sistemit nga fillimi, duke përfshirë edhe ndërhyrjet në Kushtetutë. Ngjela ka bërë një koment edhe për procesin e zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, i cili do të propozohet po nga kreu i shtetit. Në lidhje me refuzimin nga Nishani të kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për miratimin e një guvernatori të huaj, Ngjela thotë se me këtë veprim, Presidenti kërkon që të fshehë vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Sipas Ngjelës, Rama duhet të rezistojë deri në fund, pasi pa një guvernator profesionist, Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza. “Është një zgjedhje shumë e gjetur ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Argjentinës, sepse ai është një nga ekonomistët më të mëdhenj të kohës; dhe duhet të kuptohemi: guvernatori duhet të drejtojë politikën monetare, dhe duhet të na përgatisë me kompetencë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria në të ardhmen në lidhje me Euro-n”, thotë Ngjela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.