Politika
Ngrihet komisioni me 9 deputetë (emrat) për verifikimin e mandateve të 140 deputetëve
Sot, paradite, në seancën e parë te legjislaturës së re është ngritur komisioni prej 9 deputetësh për verifikimin e mandateve të 140 deputetëve të rinj.
Nga maxhoranca, pjesë e komisionit janë Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Auora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga PD janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.
Këta 9 deputetë do të kenë kohë deri në orën 17:00 për të verifikuar mandatet e tyre dhe të gjithë kolegëve të tjerë.
Pritet që në orën 17:00 të jenë verifikuar të gjitha mandatet dhe do të ketë një seancë të dytë.