🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,638 ▼ -3.56% ETH $2,048 ▼ -4.72% XRP $1.3162 ▼ -3.24% SOL $79.0900 ▼ -6.4%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nikolla propozon ruajtjen e sistemit 9-vjeçar dhe heqjen e altertekstit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ishte sot e pranishme në seancën dëgjimore të Komisionit për Integrimin Evropian, në lidhje me projektligjin “Për disa ndryshime të ligjit 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji i prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë është në një linjë me Planin Kombëtar të Integrimit Evropian.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Nikolla prezantoi ndryshimet që sjell ky projektligj, ku ndër të tjera tha se, për hartimin e tij ekspertët janë mbështetur në dokumentet e Bashkimit Evropian për çështje të arsimit, konventa e karta ndërkombëtare, si dhe ligje analoge të viteve të fundit, të shumë shteteve.

“Sistemi ynë arsimor parauniversitar është përfshirë në një reformë te re kurrikulare të bazuar në kompetenca, që është edhe trendi i sistemeve arsimore të Evropës, ndaj përfshirja e kësaj kurrikule tëre kërkon rikonceptim të nenit 13-të, lidhur edhe me kompetencat themelore për nxënësit”, u shpreh ministrja Nikolla.

Në lidhje me ndryshimet në ligjin aktual 69/2012 për tekstet, Nikolla tha se do shkohet drejt tekstit unik duke mos hequr dorë nga konkurrenca. “Për realizimin e procesit të përzgjedhjet ajo që shtohet është fakti që kemi vendosur standarde. Deri më sot përzgjedhke bëhej mbi disa kritere që përcaktoheshin nga Ministri, ndërkohë që ne kemi realizuar një dokument që është standardi për tekstet shkolle dhe që është një mekanizëm për përzgjedhjen e teksteve shkollore cilësore”, tha ministrja, duke shtuar se nuk bëhet fjalë as për përmbysje dhe as për përmirësim të altertekstit, por për një zhvendosje nga alterteksti.

Në lidhje me ndryshimin e nenit 60, pika 1 për emërimet e mësuesve, ministrja e Arsimit tha se propozohet një riorganizimin i procesit, por jo duke lënë jashtë prindërit, por duke e përmirësuar këtë proces edhe me tregues të tjerë të rëndësishëm që risin transparencën, siç është rankimi në portalin “Mësues për Shqipërisë”.

Gjithashtu, ministrja shprehu argumentet edhe për ndryshime të tjera në ligj si, ai për Medaljen e Artë dhe ruajtjen e strukturës 5+4+3 në sistemin e arsimit parauniversitar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.