🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,360 ▼ -0.93% ETH $2,041 ▼ -2.17% XRP $1.3056 ▼ -1.4% SOL $78.9000 ▲ +0.08%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Nikolla:Modernizimi i sistemit arsimor do të pilotohet në 60 gjimnaze

Ministrja-e-Arsimit-dhe-Sportit-Lindita-Nikolli-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-568x350Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri do të pilotohet filimisht në 60 shkolla të mesme të përgjithshme, ndërsa krijimi i regjistrave dixhitalë do të jetë një nga arritjet themelore.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, në kuadër të diskutimit të aktit normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014, tha se aktualisht janë 1.2 miliardë lekë që po investohen për dixhitalizimin e sistemit arsimor.

Kjo, sipas ministres, shënon një hop cilësor që na ndan nga e shkuara dhe forcon cilësinë e shkollës në vend.

Projekti i modernizimit të sistemit arsimor në Shqipëri, do të pilotohet fillimisht në 60 gjimnaze, përfshi dhe shkollën Pedagogjike të Elbasanit. “Rishikimi i buxhetit për arsimin mundëson që 60 shkolla të mesme të përgjithshme të përfshihen në projekt, ku ndër të tjera parashikohet ndërtimi i 120 laboratorëve të rinj, shtimi i pajisjeve dixhitale për mësuesit, duke i paraprirë planit trajnues të tyre”, tha Nikolla. Ministrja e Arsimit nënvizoi se finalizimi i këtij projekti do të mundësojë një data bazë të saktë për arsimin parauniversitar në vend.

Në fjalën e saj, ajo u ndal dhe tek pranimet e reja në Universitete për vitin akademik 2014-2015, ku veçoi cilësinë e pranimeve. Për herë të parë në universitetin e Shkencave po vijojnë të regjistrohen maturantë me rezultate të larta, shtoi Nikolla

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.