🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,569 ▼0.09%
DOW 46,435 ▼0.28%
NASDAQ 21,820 ▼0.1%
NAFTA 110.76 ▲10.63%
ARI 4,689 ▼2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,400 ▼ -2.02% ETH $2,070 ▼ -4% XRP $1.3109 ▼ -3.9% SOL $79.6100 ▼ -7.57%
S&P 500 6,569 ▼0.09 % DOW 46,435 ▼0.28 % NASDAQ 21,820 ▼0.1 % NAFTA 110.76 ▲10.63 % ARI 4,689 ▼2.57 % S&P 500 6,569 ▼0.09 % DOW 46,435 ▼0.28 % NASDAQ 21,820 ▼0.1 % NAFTA 110.76 ▲10.63 % ARI 4,689 ▼2.57 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nis puna për linjën 400 kV me Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korridorit VIII

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot linja 400 kV ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është thjesht një projekt infrastrukture, por është qartësisht një investim për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin e përbashkët europian.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Maqedoninë e Veriut, për nisjen e punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ministri Karakaçi vlerësoi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe për të ardhmen energjetike të dy vendeve tona.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se Shqipëria tashmë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit energjetik, ku rritja e sigurisë energjetike, përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, bazuar në një strategji të mirëstudiuar, po jep rezultate të rëndësishme.

Nga një sistem tradicionalisht i mbështetur në energjinë hidrike, Karakaçi theksoi se sot vendi po transformohet në një sistem modern, të diversifikuar dhe të orientuar drejt burimeve të rinovueshme.

“Me mbi 2.5 GW kapacitete ekzistuese hidrike dhe me projekte të reja në energjinë diellore dhe të erës që pritet të tejkalojnë 3 GW në dekadën e ardhshme, vendi ynë po shndërrohet në një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të rajonit. Por sigurisht ky transformim nuk mund të realizohet pa një rrjet transmetimi të zhvilluar dhe pa ndërlidhje të forta ndërkufitare”, shtoi ai.

Pikërisht këtu, sipas ministrit Karakaçi, qëndron rëndësia strategjike e projekteve të interkonjeksionit që po zbatohen dhe janë në planifikim.

Sipas ministrit, “projekti i linjës 400 kV Elbasan-Bitola, është një nga hallkat më të rëndësishme të Korridorit energjetik Lindje-Perëndim, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII”.

“Ai përmbyll një boshllëk historik në rrjetin rajonal dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis sistemeve tona energjetike, duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit për të dy palët dhe duke shërbyer si një instrument i cili garanton angazhimet e të dy shteteve për integrimin rajonal dhe europian të tregjeve tona, krahas integrimit politik në Bashkimin Europian”, shtoi ai.

Po ashtu, Karakaçi vlerësoi se kjo linjë nuk është vetëm një projekt bilateral, por është pjesë e një vizioni më të gjerë, Korridorit VIII energjetik, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe më tej Italinë.

“Përmes këtij korridori, ne po ndërtojmë një urë të re energjetike mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Duke e vlerësuar maksimalisht këtë projekt, ne jemi investuar intensivisht në pjesën e linjës që kalon përmes Shqipërisë dhe me krenari, por jo për të bërë konkurrencë, se nuk do të ishte vendi, mund të them se kemi arritur në 80% të punimeve për ndërtimin e linjës në territorin shqiptar”, shtoi ai.

Ndërkohë paralelisht me këtë projekt, Karakaçi theksoi se Shqipëria po avancon edhe në iniciativa të tjera strategjike.

Ai informoi se linja e re 400 kV me Greqinë, aktualisht në fazë studimore dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të rrisë kapacitetet ndërkufitare dhe do të mbështesë integrimin e burimeve të rinovueshme në shkallë të gjerë.

“Një tjetër projekt me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme është interkonjeksioni nënujor Shqipëri-Itali, i cili synon të krijojë një dalje të drejtpërdrejtë drejt një prej tregjeve më të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian. Ky projekt do të jetë kyç për të shmangur humbjen e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe për të maksimizuar vlerën ekonomike të saj”, tha ministri.

Karakaçi theksoi se nëpërmjet këtyre investimeve, Shqipëria nuk po ndërton vetëm linja transmetimi, ne po ndërtojmë një sistem energjetik më fleksibël, më të sigurt, më të integruar dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane.

“Në të njëjtën kohë, po forcojmë rolin tonë si një vend tranzit për energjinë e gjelbër të rajonit. Flukset e reja energjetike që do të kalojnë përmes territorit tonë do të lidhin prodhimin në Ballkanin Lindor me tregjet e Europës Perëndimore, duke krijuar kështu një mundësi të re zhvillimi për të gjithë rajonin”, shtoi ai.

Ky projekt, sipas tij, është një dëshmi e qartë se bashkëpunimi rajonal funksionon.

“Ai është rezultat i një partneriteti midis vendeve tona, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve teknikë, të cilët kanë besuar në vizionin e përbashkët të dy vendeve tona. Projekte të tjera të rëndësishme, jo vetëm në energji, por edhe në infrastrukturën rrugore, apo atë hekurudhore kanë nevojë për bashkëpunimin tonë dy palësh, për të ecur me ritme sa më të shpejta”, tha ministri.

Në këtë drejtim, ministri Karakaçi siguroi se qeveria shqiptare ka qenë dhe do të mbetet e hapur dhe e gatshme për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin, në interes reciprok.
/m.m/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.