🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,568 ▼0.11%
DOW 46,440 ▼0.27%
NASDAQ 21,808 ▼0.15%
NAFTA 111.62 ▲11.49%
ARI 4,683 ▼2.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,879 ▼ -1.93% ETH $2,054 ▼ -3.61% XRP $1.3041 ▼ -3.32% SOL $78.9600 ▼ -5.79%
S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 % S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Nis samiti për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Shqipëria i bashkohet 35 vendeve, SHBA-ja mungon

Ministrat e Jashtëm të 35 vendeve po marrin pjesë në një samit virtual, ku po diskutohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, sipas “Politico”.

Lista e vendeve pjesëmarrëse përfshin gjithashtu një gamë të gjerë vendesh nga Evropa Azia, Afrika dhe Amerika Latine, mes tyre edhe Shqipëria, duke e bërë këtë një përpjekje të gjerë ndërkombëtare për të adresuar krizën.

Qëllimi i takimit është identifikimi i zgjidhjeve të realizueshme diplomatike dhe politike për të garantuar rikthimin e lundrimit të sigurt në këtë rrugë detare strategjike, e cila aktualisht është pothuajse e bllokuar nga Irani.

Udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku shprehin gatishmërinë për të kontribuar në një përpjekje të përshtatshme për të siguruar kalimin e sigurt përmes ngushticës, duke theksuar rëndësinë globale të kësaj rruge për tregtinë energjetike.

Në samit marrin pjesë vende si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja, si dhe disa shtete të Gjirit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë pjesë e këtij takimi.

Lista e plotë e 35 vendeve që po diskutojnë Ngushticën e Hormuzit, të thirrur nga sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme, Yvette Cooper përfshin: Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Japoninë, Kanadanë, Republikën e Koresë, Zelandën e Re, Danimarkën, Letoninë, Slloveninë, Estoninë, Norvegjinë, Suedinë, Finlandën, Çekinë, Rumaninë, Bahreinin, Lituaninë, Australinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Portugalinë, Trinidadin dhe Tobagon, Kroacinë, Bullgarinë, Kosovën, Panamanë, Maqedoninë e Veriut, Nigerinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Ishujt Marshall, Kilin, Moldavinë, Greqinë.

Sipas deklarimeve nga Irani, rruga detare është e mbyllur vetëm për anijet që u përkasin vendeve të përfshira në sulme kundër tij.

Megjithatë, situata ka shkaktuar tronditje të forta në zinxhirët globalë të furnizimit dhe rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë.

Rihapja e ngushticës mund të kërkojë ndërhyrje teknike, përfshirë edhe pastrimin e minave detare, ndërsa prioritet mbetet garantimi i sigurisë së lundrimit, ulja e çmimeve të naftës dhe stabilizimi i furnizimit global, përfshirë edhe plehrat kimike për prodhimin e ushqimit.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për transportin global të energjisë, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

Kjo rrugë lidh prodhuesit kryesorë të Gjirit – si Iraku, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – me tregjet ndërkombëtare.

Sipas vlerësimeve të Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA), gjatë vitit 2025 rreth 20 milionë fuçi nafte kalonin çdo ditë përmes kësaj ngushtice, duke përfaqësuar një treg vjetor prej afro 600 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ngushtica mund të hapet “automatikisht” pas përfundimit të konfliktit, megjithëse shumë vende të tjera mbeten skeptike për një zgjidhje të shpejtë. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.