☁️
Tiranë 12°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,886 ▲ +0.37% ETH $2,065 ▲ +0.9% XRP $1.3177 ▲ +0.24% SOL $79.5900 ▲ +0.39%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Nishani apel palëve politike për reformën në drejtësi

bbPresidenti Nishani apeloi që palët politikë të gjejnë rrugën e bashkëpunimit për të çuar përpara reformën në drejtësi, një nga 5 prioritetet kyçe për reformën në drejtësi. Në pritjen me me trupin diplomatik, kreu i shtetit kërkoi që ky proces të udhëhiqet nga parimet e Komisionit të Venecias.

“Procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Komisioni i Venecias.Përfitoj nga rasti, t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim.”

 Duke dënuar aktet terroriste të Parisit dhe sulmet e ditëve të fundit Presidenti Nishani tha se Shqipëria do të jetë krah aleatëve të saj në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.
“Dedikimi i politikës së jashtme të Shqipërisë për paqen dhe sigurinë është demonstruar dhe do të vijojë të demonstrohet pa hezitim edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale, veçanërisht në Këshillin e Evropës, OSBE, NATO, etj. Të një rëndësie të veçantë janë dhe linjëzimi permanent i qëndrimeve të Shqipërisë me ato të Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme e të sigurisë.”
Nishani tha se ka kërkuar reagimin imediat të autoriteteve, si në parandalimin e largimit të shqiptarëve ashtu edhe për marrjen e masave për përballimin e një vale të mundshëm emigrantësh në vendin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.