🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,108 ▲ +0.6% ETH $2,050 ▲ +0.09% XRP $1.3096 ▼ -0.68% SOL $80.1200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nishani dekoron inspektorin e RENEA-s, Ibrahim Basha me Dekoratën e Artë të Shqiponjës

Inspektori i RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë gjatë një aksioni në Lazarat, është dekoruar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, dhënë pas vdekjes. Në ceremoninë e rastit, Presidenti Nishani është shprehur se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë vendin e shpresës.

“Ditë si kjo janë jo vetëm ditë kujtese dhe vlerësimi, por mbi të gjitha mbajnë në vetvete thirrjen për të qenë së bashku! Së bashku për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar! Së bashku për të vënë të drejtën në vend, për të vendosur drejtësi jo vetëm për Ibrahimin që të prehet i qetë në shtëpinë e Zotit, por dhe për ata qindra ish kolegë të tjerë të Ibrahimit që kanë humbur jetën dhe që e rrezikojnë atë në luftën që zhvillojnë kundër krimit të organizuar!”, është shprehur presidenti Nishani.

Ai tha se do të kërkojë vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshëm që garantojnë një jetesë normale.

“Si Kreu i Shtetit do të vijoj të kërkoj vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshme që garantojnë një jetesë normale për vetë efektivët e policisë, për familjet e tyre që jo rrallë janë ndeshur me fatin e keq të ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre dhe jo rrallë nuk kanë mundur të gëzojnë kushtet e duhura lehtësuese për fëmijët dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës!” tha z. Nishani.

Ibrahim Basha u dekorua me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”. Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të Bashës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përfaqësues të Pushtetit vendor etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.