Ekonomia

Nisin konsultimet për tri planet strategjike; Gjermeni: Përfundojnë në dhjetor

eglantinaPër herë të parë qeveria po harton tre plane strategjike që synojnë një zhvillim sa më të qëndrueshëm territorial e hapësinor në Shqipëri.
Të treja planet, pritet të përfundojnë në dhjetor vitit 2015 dhe do të japin orientimet bazë për zhvillimin territorial të Shqipërisë, duke mirëpërcaktuar hierarkinë e qendrave urbane, të cilat më pas do të lidhen drejtpërsëdrejti me investimet publike, për të përmirësuar cilësinë e jetës në rajonet, qytetet dhe zonat rurale të vendit.
Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni theksoi se iniciativa e ndërmarrë nga Ministria e Zhvillimit Urban për përfundimin e të tre planeve, brenda muajit dhjetor të vitit 2015, përkon edhe me iniciativën e ndërmarrë nga Qeveria, për të asistuar teknikisht dhe financiarisht 26 bashkitë më kryesore të vendit, në hartimin e planeve të tyre vendore, që do të bazohen pikërisht në parimet dhe objektivat e shprehura në instrumentet e planeve kombëtare.
Shqipëria, – u shpreh Ministrja Gjermeni – ka hyrë tashmë në një proces shumë dinamik, unë do ta quaja historik, sa i takon fushës së planifikimit urban, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel vendor.
Gjithashtu, Ministrja Gjermeni gjatë fjalës së saj, rikonfirmoi edhe një herë se përveç detyrimit ligjor që kemi, për të konsultuar me të gjitha grupet e interesit dokumentet që hartojmë në fushën e planifikimit kombëtar dhe vendor, ne e çmojmë dhe e konsiderojmë si shumë të rëndësishme ekspertizën dhe kontributin tuaj, në mënyrë që këto procese të marrin një mbështetje sa më të madhe në drejtim të rritjes së cilësisë së produkteve finale.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit , znj. Adelina Greca, Drejtori i Politikave të Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, z. Nertil Jole, specialistë të fushës, përfaqësues nga grupet e interest (qarqe akademike, OJF), arkitektë dhe urbanistë.

Planit të Përgjithshëm Kombëtar

Plani i Përgjithshëm Kombëtar është dokumenti që do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë.
Qëllimi i hartimit të këtij dokumenti, konsiston në krijimin e platformës drejtuese dhe të garancisë ligjore të nevojshme, për një zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social e mjedisor në territor.
Komponentet përbërëse të tij janë:
1. Dokumenti i Analizës së Planit të Përgjithshëm Kombëtar sipas përqasjes së konceptit të “metabolizmit”;
o Analiza është përqendruar në katër sektorë kryesorë si Ushqimi, Uji, Energjia dhe Turizmi, duke analizuar flukset dhe dinamikat e këtyre sektorëve në territory, në mënyrë që më pas të japë rekomandimet përkatëse.

2. Dokumenti i Vizionit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar;
o Si pjesë e dokumentit të vizionit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar, janë identifikuar dhe propozuar rajonet dhe prioritetet e tyre ekonomike, të bazuara në potencialet dhe konkurrueshmërinë e potencialeve të tyre natyrore, historike, kapitalit social e kulturor.

3. Dokumenti i Rregullores së Planit të Përgjithshëm Kombëtar;
4. Dokumenti i Planit të Veprimeve dhe Investimeve Kapitale;
5. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (është lidhur kontrata me firmën fituese mbas mbylljes së procedurës së prokurimit);
6. Dokumenti i Vlerësimit Ekonomik dhe Financiar të Investimeve.

Përshkrim i përgjithshëm i produktit të Planit të Integruar Ndërsektorial për Bregdetin:

Synon të sjellë propozimet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të harmonizuar të zonës bregdetare të Shqipërisë.
Në të përfshihen të gjitha bashkitë të cilat preken nga brezi bregdetar.
Plani ka si qëllim orientimin e zhvillimeve urbane pranë bregdetit si dhe orientimin e politikave të tjera sektoriale, të cilat prekin këtë zonë.
Dokumenti detajon më tej konceptin e qendrave urbane, të trajtuara edhe në dokumentin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar.
Gjithashtu, plotëson kuadrin politik për zhvillimin e këtyre qendrave urbane i cili më pas, do të detajohet me anë të planeve të përgjithshme vendore për bashkitë që përfshihen në brezin bregdetar.
Në këtë Plan, një theks i veçantë i kushtohet mbrojtjes së mjedisit, peizazhit dhe dimensioneve të ndryshme të sektorit turizmit.
Komponentet përbërëse të tij janë:
1. Dokumenti i Analizës sipas përqasjes së konceptit të “metabolizmit”;
2. Dokumenti i Vizionit dhe Politikave Territoriale;
3. Dokumenti i Rregullores së këtij Instrumenti;
4. Dokumenti i Planit të Veprimeve dhe Investimeve Kapitale për brezin bregdetar;
5. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
6. Dokumenti i Vlerësimit Ekonomik dhe Financiar të Investimeve.

Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës

Plani Tiranë-Durrës, do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone si dhe do të propozojë krijimin për infrastrukturën e nevojshme, për nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Ky plan synon të:
• sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore;
• vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publikë e privatë;
• përmirësojë cilësinë e mjedisit;
• nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë natyrore e kulturore, si dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit,
• krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike dhe kohezion social për të gjitha kategoritë sociale.
Komponentet përbërëse të tij janë:
1. Dokumenti i Analizës sipas përqasjes së konceptit të “metabolizmit”;
2. Dokumenti i Vizionit dhe Politikave Territoriale;
3. Dokumenti i Planit të Veprimit të këtij Instrumenti;
4. Dokumenti i Rregullores së këtij dokumenti;
5. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
6. Dokumenti i Vlerësimit Ekonomik dhe Financiar të Investimeve.
Pra, në thelb këto 3 plane, do të orientojnë dhe përcaktojnë vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm urban, social, ekonomik e mjedisor për Shqipërinë e 10-15 viteve të ardhshme.
Planifikimi sot, është i ekspozuar në një kontekst shumë dinamik, që tenton të karakterizohet nga ndryshime të vazhdueshme social-ekonomike dhe ekologjike.
Fillimisht, gjatë fazës së parë të këtij procesi ne jemi përpjekur ta njohim territorin si aset dhe hapësirë operimi për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button