☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.03 ▼0.1%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Nisma për unifikimin e masave të sigurisë, Bardhi: Puç kushtetues, minon punën e SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilësoi si “puç kushtetuese me urdhër politik” nismën e Gjykatës së Lartë për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues mbi masat e sigurimit personal.

Në një deklaratë për mediet nga kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se kjo procedurë i minon punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Gjykatës së Posaçme.

“Dua të denoncoj edhe veprimin e  fundit të kryer nga Gjykata e Lartë, e cila dukshëm e urdhëruar politikisht, po kryen një puç kushtetuese për të minuar punën e SPAK përmes ndryshimit të standardeve të arrestit me burg, duke rrezikuar përmes paracaktimit të standardeve sipas interesit politik të Edi Ramës, lirimin e personave të korruptuar apo të krimit të organizuar që ndodhen sot në burg.

“Dje me një vendim personal të kryetarit të Gjykatës së Lartë, është futur në procedurë rishqyrtimi dhe që do të shqyrtohet me 9 prill 2026 një vendim unifikues njësues i Gjykatës së Lartë, që cakton standardet apo unifikon standardet, se kur prokurori apo gjykata kërkojnë apo vendosin masën e sigurimit “arrest me burg”. Kjo është një lëvizje politike, e diktuar politikisht për t’i hapur rrugë minimit të punës së SPAK, por mbi të gjitha nxjerrjes nga burgu të çdo të korruptuari”, tha Bardhi.

Bardhi u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës së Lartë që mos të përdoren politikisht dhe mos të bëhen pjesë e skenarit për të minuar punën e SPAK dhe GJKKO.

“Mos u përdorni politikisht për t’i dhënë zemër korrupsionit në këtë vend. Qëndroni në lartësinë e detyrë kushtetuese dhe mos u përdorni politikisht”, tha Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.