☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Butrinti, Midis te sotmes dhe te ardhmes

Nga Auron Tare

Për shumë vite, Parku Kombëtar i Butrintit, kjo stoli e rrallë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe botërore, u ruajt nga etja e ndërtimit të pakufishëm.

Sot, me marifetet e zakonshme të burokracisë, kartonat e baballarëve të Kombit dhe pafytyrësinë e atyre që duhet ta mbrojnë, bejne ndryshime ligjore të qepura sipas interesave të ditës. Jo nga pa aftesia apo varferia perkundrazi, Kufijtë e mbrojtjes po rrudhen nga vete Shteti i cili shtron udhen qe betoni të marshojë mbi një nga peizazhet më të çmuara të Shqipërisë.
Në vendet ku toka ende fsheh historinë, kërkohet të mbillen vila. Aty ku arkeologjia pret të zbulojë qytete të humbura, synohen pishina.
Në Kalivonë, ku prehen gjurmët e një qyteti antik ende të pashpalosur me te madh se vete Butrinti dhe me te hershem se vete Troja, projektohet nje resort i ardhshem.
Ne Diapor atje ku nje Vile a madhe romane mund te kete qene pjese e prones se Pompon Atticus-i te famshëm dhe ku Ciceroni kalonte kohen mes librave te tij, projektohen pishina dhe fitime të shpejta.
Mjerisht, nuk është hera e parë që në Shqipëri një gur antik vlen më pak se një metër katror beton. Por rrallëherë shpërfillja ka qenë kaq e hapur. Ata që kanë për detyrë të mbrojnë trashëgiminë kombëtare heshtin. Disa heshtin nga frika, të tjerë nga bindja, e ca nga përfitimi. Heshtja e tyre është po aq e rëndë sa zhurma e ekskavatorëve që presin urdhrin për të hyrë ne kete pejsazh antik
Na thuhet se zhvillimi kërkon sakrifica. Por kombet e qytetëruara nuk sakrifikojnë historinë për luksin e pak vetëve. Nuk varrosin qytetet antike për të ngritur resorte. Nuk shesin kujtesën e tyre për një bilanc fitimesh.
Butrinti nuk është pronë e qeverive kalimtare, e fondacioneve, e investitorëve apo e administratave të radhës. Butrinti është trashëgimi e popullit shqiptar dhe e qytetërimit botëror. Askush nuk ka mandat moral ta zvogëlojë, ta copëtojë apo ta përdorë si monedhë shkëmbimi për interesa të ngushta.
Prandaj protestojne te rinjte ne shesh.
Protestojnë kundër rrudhjes së zonave të mbrojtura.
Protestojnë kundër betonizimit të peizazheve te Shqiperise.
Protestojnë kundër heshtjes së institucioneve që janë ngritur për të mbrojtur trashëgiminë dhe jo për ta përcjellë drejt shkatërrimit.
Protestojnë sepse një komb që nuk mbron kujtesën e tij, nuk mbron as të ardhmen e vet.
Butrinti Homerik është një copëzë Shqiperie e cila duhet mbrojtur me cdo kusht pasi Historia nuk duhet të varroset nën beton.
Prandaj kjo proteste eshte historike. Lum ai qe behet pjese pasi një ditë historia do ta falenderojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.