🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,964 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,144 ▼ -1.8% ETH $2,258 ▼ -1.62% XRP $1.2502 ▼ -0.75% SOL $92.3700 ▼ -2.95%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni, të moshës 12 deri në 17 vjeç, janë ekspozuar ndaj abuzimit seksual në botën digjitale

Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni të moshës 12 deri në 17 vjeç janë ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të lehtësuar nga teknologjia, sipas hulumtimit “Disrupting Harm”, i cili është një program shumëvjeçar i financuar nga Safe Online dhe i zbatuar nga ECPAT International, INTERPOL dhe Zyra e UNICEF-it për Kërkime dhe Parashikime – Innocenti, në partneritet me institucione dhe organizata kombëtare.

Përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Leslie Miller, në prezantimin e sotëm të të dhënave të hulumtimit, tha se raporti përmban zërat dhe rastet e raportuara të fëmijëve, të dhëna nga familjet, profesionistët që punojnë në mbrojtjen e fëmijëve, arsimin, policinë dhe drejtësinë.

“Në vitin në shqyrtim, një në dhjetë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç kishin përvojë me shfrytëzim seksual të mbështetur teknologjikisht, ekuivalent me 12 mijë fëmijë në të gjithë vendin. Pothuajse gjysma përjetuan më shumë se një formë abuzimi, dhe 88% ia rrëfyen një të afërmi të ngushtë, miku. Por vetëm një përqind e raportoi abuzimin tek autoritetet. Djemtë dhe vajzat abuzohen në mënyrë të barabartë, dhe në shumë raste, abuzuesi është dikush që fëmija e njeh, një mik, partner intim, i njohur ose anëtar i familjes”, tha Miller.

Ajo shpjegoi se hulumtimi është zbatuar në 25 vende të botës dhe se është një iniciativë globale që është unike në vlerën e saj. Miller tha se ky hulumtim i ndihmon ata jo vetëm të kuptojnë se çfarë po u ndodh fëmijëve, por edhe ku po dështon sistemi dhe ku duhet të forcohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.