☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se projekti i autostradës Kashar–Rrogozhinë do të nisë ndërtimin brenda këtij viti.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se janë përmbyllur të gjitha detajet e fundit të projektit dhe tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar dokumentin e zbatimit.

Ai e ka cilësuar këtë projekt si një tjetër hap të rëndësishëm për realizimin e Korridorit Blu dhe për krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë veri–jug, që do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit.

“ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti. Kashar–Rrogozhinë është pjesë e Koridorit Blu dhe vazhdimi i aksit Thumanë–Kashar. Me një gjatësi prej 33,5 kilometrash, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë Veri–Jug, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë–Durrës,” u shpreh ministri Karakaci.

Ai shtoi se ky projekt është pjesë e një pakete më të gjerë investimesh në infrastrukturën rrugore, ku përfshihen Bypassi i Tiranës, Bypassi i Elbasanit, segmentet Elbasan–Qafë Thanë dhe Elbasan–Rrogozhinë, si dhe autostrada Milot–Balldren.

“Ky është një projekt i rëndësishëm që, së bashku me kantierët që kemi hapur, do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do të çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit,” theksoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.