☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 81.56 ▼0.81%
ARI 4,652 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,982 ▲ +1.28% ETH $2,539 ▲ +3.12% XRP $1.4400 ▲ +0.29% SOL $104.7500 ▲ +7.82%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.56 ▼0.81 % ARI 4,652 ▼0.03 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 81.56 ▼0.81 % ARI 4,652 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

Avokati i Ergys Agasit (të arrestuar dje), Maks Haxhia ka zhvilluar sot më 27 gusht një takim në qeli me klientin e tij.

Pas takimit, Haxhia foli edhe për mediat. Ai u shpreh se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen.

“Zhvillova një takim sot me klientin tim Ergys Agasi. Kuptohet që ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet.

I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë, që të financojë financën publike. Nuk ka marrë pjesë as nëpër tendera. Media e ka zmadhuar problemin”, tha Haxhia.

Gazetarët e pyetën se nëse Ergys Agasi është i pafajshëm, përse nuk është dorëzuar më herët.

“Problemi është që në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, u shpreh avokati Haxhia.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, takimi mes Ergys Agasit dhe avokatit të tij Maks Haxhia ka zgjatur rreth 30 minuta në ambientet e brendshme të Bllokut të Sigurisë.

Seanca gjyqësore për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Agasin pritet të mbahet në ditët në vijim.

Kujtojmë se Ergys Agasi u arrestua dje në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza”.

SPAK gjatë ditës së djeshme sqaroi se Agasi është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Kujtojmë se Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e ASHKI-t.

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndodhen drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në “detyrim paraqitje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.