🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,682 ▲1.07%
DOW 53,943 ▲1.44%
NASDAQ 26,324 ▲1.58%
NAFTA 76.66 ▼4.58%
ARI 4,137 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,071 ▲ +0.41% ETH $1,872 ▲ +0.18% XRP $1.0751 ▼ -0.59% SOL $73.7500 ▲ +0.19%
S&P 500 7,682 ▲1.07 % DOW 53,943 ▲1.44 % NASDAQ 26,324 ▲1.58 % NAFTA 76.66 ▼4.58 % ARI 4,137 ▲1.14 % S&P 500 7,682 ▲1.07 % DOW 53,943 ▲1.44 % NASDAQ 26,324 ▲1.58 % NAFTA 76.66 ▼4.58 % ARI 4,137 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Një tjetër rast i dyshuar me ethet e Nilit Perëndimor në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup

Edhe një person tjetër, 76-vjeç, me meningjit viral të konfirmuar dhe serologji pozitive në serum për virusin e Nilit Perëndimor, është shtruar në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të pacientëve në shtatë, me 10 të konfirmuar me Ethe të Nilit Perëndimor, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe në ventilim mekanik. Deri më tani nuk ka pasur përmirësim në gjendjen e tyre shëndetësore. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.

Këtë e njoftoi sot Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, i cili tha se për të vërtetuar formën neuroinvazive të sëmundjes, nevojiten analiza shtesë të lëngut cerebrospinal për rastin e shtatë të dyshuar.

Sipas tij, teknologjia PCR nuk është standardi i artë për diagnostikimin e formës neuroinvazive të Etheve të Nilit Perëndimor, dhe për këtë arsye ata pacientë i nënshtrohen analizave shtesë laboratorike dhe trajtohen si pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor.”Periudha e inkubacionit të sëmundjes zgjat deri në 14 ditë. Askush nuk mund të parashikojë paraprakisht se si do të zhvillohet sëmundja në një organizëm individual. Ajo që dihet deri më tani është se të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj një forme më të rëndë. Të gjithë pacientët e shtruar në spital në vendin tonë janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje shoqëruese.

Të moshuarit, personat me sëmundje kronike, personat me imunitet të kompromentuar, pra me imunitet të dobësuar, janë më të ndjeshëm ndaj një tabloje klinike më të rëndë. Në rreth 80 përqind të të infektuarve, sëmundja kalon lehtë ose edhe pa simptoma”, shtoi Cana./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.