🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,310 ▲1.04%
NASDAQ 25,614 ▲0.69%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,976 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,826 ▼ -0.3% ETH $2,287 ▲ +0.67% XRP $1.2511 ▼ -0.2% SOL $94.2300 ▼ -0.89%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Nëntë njësi të reja të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në Spitalin Onkologjik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në Spitalin Rajonal të Elbasanit shërbimi i kimioterapisë vijon çdo ditë, duke u ofruar pacientëve me sëmundje tumorale trajtim të specializuar sa më pranë vendbanimit të tyre.

Ndërkohë, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, theksoi se qëllimi i spitalit dhe i gjithë sistemit shëndetësor është ofrimi i një shërbimi të sigurt dhe cilësor.

“Shërbimi i kimioterapisë funksionon pranë Klinikës Onkologjike në Spitalin Rajonal të Elbasanit që nga viti 2017. Edhe sot ai ofron kujdes cilësor dhe të sigurt për pacientët me sëmundje tumorale. Nga 14 pacientë që filluam aktivitetin në vitin 2017, sot kemi arritur të trajtojmë 156 pacientë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 dhe kemi realizuar rreth 256 seanca kimioterapie. Qëllimi i Spitalit Rajonal të Elbasanit, por edhe i gjithë sistemit shëndetësor, është të ofrojë shërbim të sigurt dhe cilësor, bazuar në vendimet e marra nga Tumor Board-i, sa më afër vendbanimit të pacientit. Spitali Rajonal i Elbasanit po punon me ritme të shpejta për të rritur cilësinë e shërbimit për pacientët me sëmundje tumorale”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.