☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.24% ETH $2,236 ▼ -0.4% XRP $1.1627 ▼ -0.61% SOL $89.0800 ▼ -1.18%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

CNN: Dieta anti-inflamatore ul rrezikun e demencës edhe në fazat e hershme të Alzheimerit

– Një studim i ri sugjeron se një dietë anti-inflamatore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të demencës, edhe tek njerëzit që mund të kenë shfaqur shenja të hershme biologjike të sëmundjes së Alzheimerit, sipas CNN.

Hulumtimi u krye nga studiues në Institutin Karolinska dhe institucione të tjera kërkimore në Suedi, duke përdorur të dhënat e projektit afatgjatë suedez SNAC-K (Studimi Kombëtar Suedez mbi Plakjen dhe Kujdesin në Kungsholmen).

Rezultatet u botuan në revistën shkencore “JAMA Network Open”.

Në studim u përfshinë 1 865 të rritur mbi moshën 60 vjeç, të cilët nuk kishin demencë në fillim të kërkimit.

Shkencëtarët matën në gjak treguesit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit dhe dëmtimin e qelizave nervore, ndërsa pjesëmarrësit u ndoqën për deri në 15 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, 240 persona zhvilluan demencë.

Rezultatet treguan se tek pjesëmarrësit me tregues që parashikonin rrezik më të lartë për Alzheimer, ata që ndiqnin një dietë me potencial më të ulët inflamatore kishin 21% deri në 29% rrezik më të ulët për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që konsumonin ushqime më pro-inflamatore.

Sipas studiuesve, kjo dietë përfshinte: më shumë perime, fruta, bishtajore, drithëra integrale, çaj dhe kafe; më pak mish të kuq, mish të përpunuar, drithëra të rafinuara dhe pije me sheqer.

Shkencëtarët theksojnë se studimi nuk provon se dieta anti-inflamatore mund të parandalojë ose ndalojë Alzheimerin.

Megjithatë, ai sugjeron se zgjedhjet e përditshme ushqimore, mund të ndikojnë në rrezikun e demencës, edhe kur proceset biologjike të sëmundjes kanë nisur tashmë.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe karakterizohet nga grumbullimi i proteinave beta-amiloid dhe tau në tru, të cilat dëmtojnë gradualisht qelizat nervore.

Inflamacioni kronik konsiderohet një nga faktorët, që mund të përshpejtojë këtë proces, ndaj dietat që ndihmojnë në uljen e inflamacionit po tërheqin gjithnjë e më shumë, vëmendjen e studiuesve, si një mënyrë e mundshme për të mbrojtur shëndetin e trurit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.