Njerëzit inteligjentë flenë vonë, bëjnë rrëmujë dhe përdorin fjalë ‘të pista’
Nëse e keni kaluar fëmijërinë duke u qortuar për rrëmujën në dhomë tuaj të gjumit, keni luftuar kundër prindërve tuaj kur ata janë përpjekur t’ju bëjnë të shkoni në shtrat herët, dhe më vonë e keni kuptuar se ndonjëherë asgjë s’ia vlen të thuash përveç ndonjë fjale të pistë, atëherë përgëzime. Pse? Sipas disa ekspertëve kjo do të thotë se ju jeni një njeri inteligjent.
Njerëzit e zgjuar ndonjëherë përdorin fjalë të pista
Sipas opinionit të përgjithshëm, vetëm njerëzit e paedukatë përdorin fjalë të pista, sepse ata kanë fjalor të mangët. Por në fakt, ata që nuk përdorin asnjëherë një fjalë të keqe kanë fjalor të limituar.
Disa akademikë amerikanë kanë bërë një eksperiment interesant; u kanë kërkuar njerëzve të kujtojnë sa më shumë fjalë të tilla që të munden. Rezultatet ishin surprizuese; ata që ishin në gjendje të mbanin mend më shumë fjalë kishin nivelin më të larë të inteligjencës se i gjithë grupi. Aftësitë oratorike të këtyre njerëzve ishin gjithashtu shumë më të larta se të tjerëve.
Gjithsesi njerëzit inteligjentë karakterizohen nga aftësia për të përdorur fjalët e duhura në varësi të situatës, ata dinë gjithashtu të heshtin.
Shumë njerëz inteligjentë e kanë zakon të rrinë zgjuar deri natën vonë
Prej shumë kohësh ekspertët kanë pasur objekt të studimit të tyre njerëzit me talente të spikatura dhe kanë arritur në konkluzionin e përgjithshëm se ata persona që rrinë zgjuar deri natën vonë kanë një nivel më të lartë inteligjence. Kështu nëse jeni një nga ata persona që ju pëlqen të rrini zgjuar deri vonë atëherë gëzohuni; jeni në të njëjtën kategori me Charles Darwin, Winston Churchill dhe Elvis Presley.
Rrëmuja në shtëpi dhe inteligjenca e spikatur ndonjëherë shkojnë krah për krah
Studimet e zhvilluara në Universitetin e Minesotës kanë prodhuar një konkluzion intrigues; rrëmuja në tavolinën e punës së dikujt tregon se ai nuk është në fakt thjesht rrëmujaxhi, por më e rëndësishmja se truri i tij është i përqendruar në atë që ka vërtetë rëndësi. Vetëm mendoni – kur nuk kemi asgjë të rëndësishme për të bërë shpesh, u kthemi aktiviteteve të vogla dhe të parëndësishme për të zënë kohën.
Për më tepër, psikologët janë të bindur se një mjedis i çrregullt është shpesh mënyra e përsosur për të stimuluar një mjedis krijues, duke ndihmuar një person për të jetësojë ide të reja dhe largojë kufijtë e mënyrave normale të të menduarit.