Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,707 ▲1.12%
DOW 47,037 ▲1.03%
NASDAQ 22,382 ▲1.25%
NAFTA 94.81 ▼3.95%
ARI 5,035 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,193 ▲ +3.81% ETH $2,292 ▲ +9.5% XRP $1.4849 ▲ +4.52% SOL $94.0300 ▲ +7.35%
S&P 500 6,707 ▲1.12 % DOW 47,037 ▲1.03 % NASDAQ 22,382 ▲1.25 % NAFTA 94.81 ▼3.95 % ARI 5,035 ▼0.52 % S&P 500 6,707 ▲1.12 % DOW 47,037 ▲1.03 % NASDAQ 22,382 ▲1.25 % NAFTA 94.81 ▼3.95 % ARI 5,035 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Njohja e pensioneve me Maqedoninë, marreveshja mbërrin në Kuvend

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të pensioneve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ndodhet tashmë në Kuvend. Referuar të dhënave numri i përfituesve nga të dy vendet vlerësohet të jetë rreth 300 mijë. Marrëveshja “Për mbrojtjen shoqërore” e firmosur në mars të këtij viti në Shkup nga ministrat e Mirëqenies Sociale të të dy vendeve parashikon trajtimit e barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Marrëveshja zbatohet për skemën e sigurimeve shoqërore dhe, konkretisht, për përfitime në të holla, për: sëmundje, për personat e punësuar; barrelindje, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit; aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale, për personat e punësuar; pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit. Gjithashtu, marrëveshja zbatohet edhe për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore, të cilat jepen në formën e përfitimeve në natyrë, për subjektet përfituese të siguruara

Kjo marrëveshje është vlerësuar si një instrument që i vjen në ndihmë shumë qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë që për arsye të ndryshme kanë punuar apo punojnë, respektivisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por që për mungesë të legjislacionit përkatës nuk mund të përfitonin të mirat e kontributeve të tyre shoqërore.

Zbatimi i marrëveshjes nuk do të ketë efekt financiar të menjëhershëm, pasi e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, shtetasve shqiptarë u lind në një periudhë të dytë, kur ata të kenë mbushur moshën për pension. Në relacion evidentohet fakti se numri i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni është 1 468 persona. Duke pasur parasysh që emigrantët shqiptarë që kanë periudha sigurimi janë relativisht të rinj dhe duan, të paktën, 6-10 vjet për të dalë në pension, efektet financiare do të fillojnë pas kësaj periudhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.