🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,551 ▼0.37%
DOW 46,344 ▼0.48%
NASDAQ 21,743 ▼0.45%
NAFTA 111.59 ▲11.46%
ARI 4,682 ▼2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,195 ▼ -2.47% ETH $2,069 ▼ -3.67% XRP $1.3065 ▼ -4% SOL $79.7400 ▼ -6.31%
S&P 500 6,551 ▼0.37 % DOW 46,344 ▼0.48 % NASDAQ 21,743 ▼0.45 % NAFTA 111.59 ▲11.46 % ARI 4,682 ▼2.73 % S&P 500 6,551 ▼0.37 % DOW 46,344 ▼0.48 % NASDAQ 21,743 ▼0.45 % NAFTA 111.59 ▲11.46 % ARI 4,682 ▼2.73 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nuk justifikoi pasurinë/KPK shkarkon nga detyra prokurorin Blerim Tominaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Tominaj iu nënshtrua vetingut për tri kriteret e këtij procesi, atë ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu pas analizimit të provave dhe fakteve, vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Tominaj për mos justifikim të pasurisë.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe aktualisht ishte komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.