☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,810 ▲ +0.57% ETH $2,059 ▲ +0.8% XRP $1.3117 ▲ +0.06% SOL $79.9300 ▲ +0.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

”Nuk kam takuar asnjë zyrtar të lartë të drejtësisë”, Henri Çili: Me klientët nuk konkluduam në asnjë kontratë

Botuesi, gazetari dhe analisti Henri Çili ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është përgjigjur për akuzat që i ngriti Prokuroria e Përmetit. Ai thotë se nuk ka takuar dhe as nuk ka ndikuar tek ndonjë zyrtar të lartë të drejtësisë sidomo për çështjen e Alikove për të cilën është përfolur. Madje ai shton se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte ndikuar në mënyrë të paligjshme tek ndonjë zyrtar për ndonjë çështje.

Po ashtu sa i përket klientëve, ai shprehet se si ortak i studios ligjore që disponon nuk ka kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin dhe madje me klientët ishin në një negocim paraprak por nuk konkluduan në një kontratë konkrete.

”Shtypi dhe media është mbushur ndoshta me interesin e versionit të Prokurorisë apo Policisë që ishte më minimalja e mundshme të them versionin tim.

27 shkurt unë dhe dy të punësuarit e mi dy avokatët Betim Shkupi dhe Ilir Korbi u ndaluam për shkelje të rënda proceduriale që avokatët i kanë paraqitur tek intsitucionet. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri të kryeja një krim tjetër, asnjë mundësi për të prishur provat pasi isha në përgjim prej muajsh dhe mosthirrja normale nga organet e drejtësisë por ndalimi i menjëhershëm ishte krejt i pacaktuar.

Vendim i Gjyaktës së Përmetit të ditës së dielës hodhi poshtë masën e arresit duket normalizuar, do ishte më mirë hetim ën gjendje të lirë.

Kisha 2-3 komente, do të përgjigjem për secilën prej akuzave dhe do të bëj 2-3 shënime të fundit që kjo çështje ndër mijëra çështje.

Unë jam i përfshirë aspak si botues i UET por si ortak mazhoritar i një studioje ligjore ku kam 75%. Si një interes i ligjshëm si ortak, kam paranegociuar në funksion të kontratave që ofron çdo studio legale.

Kishte një karakter përgatitor, ishte një kontratë e parapërgatitur për një biznes të ri. Marrja përsipër e fushatave të komunikimit tek organizatat e të drejtave të njeriut.

Mendoj që realizimi i të drejtave të qytetarëve në organet e drejtësisë është ushtrim i lirë i shprehjes.
Duke respektuar vendimin e Gjykatës për ruajtjen e sekretit të vendimit. Akuza e parë mashtrim. Në kuadër të veprimtarisë si ortak i studios ligjore nuk kam mashtruar. është një marrëdhënie legale mes studios dhe personave të tjerë me shërbime juridike.
Për klientë të ndryshëm për çështje të shkallës së tretë siç ishte edhe kjo.
Falsifiki. Nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar dhe as kam hedhur ndonjë firmë.
Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi pasi kemi qenë në fazë negocimi. Nuk kemi asnjë arkëtim prandaj s’kemi asnjë fshehje.

Nuk kemi konkluduar në asnjë kontratë.

Akuza e katërt ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Nuk kam takuar asnjë gjykatës apo zyrtar të lartë, as unë as avokat. Nuk kam takuar asnjëherë në jetën time avokatë apo zyrtarë të lartë të drejtësisë nuk kam ndikuar kurrë.

Nuk ekziston.”- tha Henri Çili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.