☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.32 ▲4.43%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,390 ▼ -2.75% ETH $2,073 ▼ -4.67% XRP $1.3746 ▼ -3.2% SOL $87.6800 ▼ -5.41%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Nuk largoi nga puna një punonjëse, ministria teknike shkarkon drejtorin e Sigurimeve në Korçë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Korçës.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Ilir Bajlos me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Korçë, me arsyetimin se nuk ka marrë masat e duhura, për garantimin e mospërdorimit të burimeve njerëzore të institucionit në funksion të fushatës zgjedhore, si dhe mospërdorimin e institucioneve publike për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

“Megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “Largim nga Puna” për znj.Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Z.Bajlos në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e znj.Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se znj.Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin.

Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj.Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka urdhëruar sot, që vazhdimi i masës disiplinore të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të sigurimeve Shoqërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.