🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,068 ▲ +0.02% ETH $2,047 ▼ -0.31% XRP $1.3019 ▼ -0.8% SOL $80.0400 ▼ -0.25%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Obama: 250 forca speciale kundër ISIS në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha sot në Gjermani se do të miratojë dislokimin e deri 250 trupave të tjera nga Forcat Speciale në Siri, për të konsoliduar përparimin e arritur kundër Shtetit Islamik. Po sot zoti Obama takohet me udhëheqës të Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë për të diskutuar se si mund të kontribuojnë ato vende në luftën kundër Shtetit Islamik.

Duke folur në Hanover të Gjermanisë, Presidenti Obama tha se një numër i vogël forcash të operacioneve special ndodhen në terren në Siri dhe kanë qenë të suksesshme në përpjekjet për të zmbrapsur luftëtarë e Shtetit Islamik nga rajone kyçe.

“Duke pasur parasysh këtë sukses, kam miratuar dislokimin e deri 250 trupave amerikane shtesë në Siri, përfshirë forca speciale, për ta vazhduar përparimin. Ato nuk do të jenë në krye të luftës në terren, por d të kenë rol thelbësor në trainimin dhe ndihmën e forcave vendase ndërsa vazhdojnë të zmbrapsin ISIL-in”.

Por së bashku me njoftimin për trupat, zoti Obama u bëri thirrjeve aleatëve evropianë që të intensifikojnë përpjekjet.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta fitojnë betejën të vetme, por do të mbështeten tek “një Evropë e fortë që të ndajë përgjegjësinë” për sigurinë tonë të përbashkët. Ai tha se një Evropë e bashkuar e bën botën më të sigurt, më të begatë dhe të lirë.

“Unë kam ardhur sot këtu në zemrën e Evropës që të them se Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota kanë nevojë për një Evropë të Bashkuar të fortë, të begatë dhe demokratike”.

Po sot Presidenti Obama vizitoi panairin më të madh të teknologjisë industriale të botës në Hanover. Ai ngriti lart novacionin amerikan dhe bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.