🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 30 April 2026
S&P 500 7,136 ▼0.04%
DOW 48,862 ▼0.57%
NASDAQ 24,673 ▲0.04%
NAFTA 108.69 ▲1.69%
ARI 4,628 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,257 ▼ -1.13% ETH $2,267 ▼ -2.6% XRP $1.3771 ▼ -1.39% SOL $83.3900 ▼ -1.58%
S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 108.69 ▲1.69 % ARI 4,628 ▲1.46 % S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 108.69 ▲1.69 % ARI 4,628 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Bota

Obama: Trump të pushojë ankimet rreth zgjedhjeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama kritikoi kandidatin republikan për president Donald Trump, sepse zoti Trump ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të nëntorit do të manipulohet, nëse ai humb. Për më tepër, presidenti Obama i quajti të pashembullta lëvdatat që zoti Trump i ka bërë presidentit rus Vladimir Putin. Ai i bëri këto komente të martën gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin italian Matteo Renzi.

Presidenti Obama tha se është e vështirë të kuptohet pse republikanët që kanë qenë tradicionalisht anti-rusë vazhdojnë ta mbështesin kandidatin Trump. Ai tha gjithashtu se kurrë nuk ka parë apo dëgjuar ndonjë kandidat për president të përpiqet të diskreditojë procesin zgjedhor para se të bëhen votimet, ashtu siç po bën zoti Trump.

Zoti Obama tha se procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara është shumë i decentralizuar dhe e bën të pamundur ndonjë manipulim të madh. Ai përmendi se në shumë shtete të pavendosura votimi do të drejtohet dhe monitorohet nga zyrtarë republikanë. “Nëse fillon të ankohesh para se të mbarojë ndeshja; nëse, sa herë gjërat nuk të shkojnë ashtu siç do dhe kur humbet ia hedh fajin tjetrit, atëherë nuk je njeriu i duhur për këtë punë”, tha presidenti Obama.

Ndërsa kryeministri italian Matteo Renzi tha se presidenca e Obamës do të lërë një trashëgimi pozitive si në Evropë, edhe në Amerikë. Ai vlerësoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e rritjes ekonomike, në vend të masave shtrënguese, për të dalë nga kriza globale financiare që filloi në vitin 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.