Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.07 ▲3.18%
ARI 4,528 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,926 ▲ +11.5% ETH $2,296 ▲ +19.41% XRP $1.1887 ▲ +18.23% SOL $87.3800 ▲ +12.69%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nafta rritet pas paralajmërimit të Trumpit për një luftë ekonomike ndaj Iranit

LONDËR, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës u rritën sot, pasi tregjet reaguan ndaj kërcënimeve të reja të presidentit amerikan Donald Trump, i cili premtoi një luftë ekonomike dhe izolim të Iranit në një shkallë të paprecedentë.

Çmimi i naftës “Brent” u rrit me 2,46%, në 93,87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) fitoi 2,12%, duke arritur në 87,65 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimeve lidhet me shqetësimet e tregjeve se masat e reja amerikane kundër Iranit mund të ndikojnë më tej në furnizimin global me naftë, veçanërisht në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Presidenti Trump njoftoi një fushatë të re ekonomike kundër Iranit, të cilën e përshkroi si operacionin ekonomik “më shkatërrues” të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi.

Ai paralajmëroi gjithashtu pasoja të rënda ekonomike për shtetet, kompanitë dhe institucionet financiare që vazhdojnë të kenë marrëdhënie ekonomike me Teheranin.

Presidenti amerikan kërkoi ndërprerjen e asaj që ai e cilësoi si kontrabandë të naftës iraniane, transfertat financiare, përdorimin e kompanive guackë dhe mekanizmave të tjerë që i mundësojnë Iranit të vazhdojë të gjenerojë të ardhura nga nafta.

Tregjet e energjisë po ndjekin me vëmendje zhvillimet, pasi çdo kufizim i mëtejshëm ndaj eksporteve iraniane mund të shtojë presionin mbi furnizimin global dhe të mbajë çmimet e naftës në nivele të larta. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.