Kosova

O’Connell: Nuk ka marrëveshje konkrete për Kosovën nga takimi i 29 prillit

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 29 prill, kësaj radhe në fokus e ka Kosovën dhe Serbinë. Ky takim i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti Francez, Emanuel Macron, pritet të jetë ndryshe.

Edhe pse në opinion është krijuar përshtypja se nga ky takim do të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kjo sipas ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, nuk qëndron.

Ambasadori O’Connell, të enjten për Nobel Press, ka deklaruar se nga takimi i thirrur nga Merkel dhe Macron nuk pret ndonjë marrëveshje.

”Nuk presim një marrëveshje më 29 prill, le të jemi preciz. Kjo ka qenë iniciativë e qeverive të Francës dhe të Gjermanisë dhe si e tillë është shumë e mirëseardhur. Duhet më shumë fokus, vëmendje në këtë rajon. Gjithsesi, Britania do të mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e Kosovës”.

Edhe pse nikoqirë të këtij takimi janë Franca dhe Gjermania, O’Connell thotë se vendi të cilin ai përfaqëson vazhdon të jetë plotësisht i përfshirë në këtë proces.

”Në vazhdojmë të jemi plotësisht të përfshirë në këtë proces dhe vazhdojmë të procedojmë bashkë me gjermanët dhe francezët. Por çdo iniciativë si ajo e Amerikës dhe Donalld Trump, si kjo darkë gjermano-franceze është shumë e mirëseardhur, ku rajoni do të ketë më shumë vëmendjen ndërkombëtare”, ka deklaruar O’Connell.

Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairí O’Conell ky takim do të ndihmoj në shtyrjen e procesit tutje për Kosovën dhe Serbinë por kjo nuk duhet assesi të kuptohet si ndryshim apo devijim i strategjisë që kanë këto shtete karshi këtyre të fundit.

”Duhet të kuptohet që kjo do të jetë si një darkë për të shtyrë procesin. Pra nuk duhet të kuptohet si diçka tjetër ose si një devijim i strategjisë. Është diçka shumë e mirëseardhur për të inkurajuar progresin në mënyrë që mund të na sjell deri në marrëveshjen përfundimtare. Marrëveshje kjo që mund të zbatohet dhe të shtrij stabilitetin në rajon”, ka deklaruar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button