🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,229 ▲ +0.86% ETH $2,055 ▲ +0.28% XRP $1.3097 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +0.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Oficeri i lartë koreano-verior dezerton në Jug

Zyrtarë të Koresë së Jugut njoftuan dezertimin e një oficeri të lartë ushtarak koreano-verior, i cili ishte i angazhuar në mbikëqyrjen e operacioneve të spiunazhit.

Emri i oficerit nuk bëhet publik, por Ministria e Mbrojtjes në Seul thotë se ishte nënkolonel në Byronë e Përgjithshme të Zbulimit.

Që prej fundit të luftës koreane, më shumë se 28.000 vetë janë arratisur nga vendi komunist, ku dezertimet e këtij niveli janë mjaft të rralla.

Javën e kaluar, 13 koreano-veriorë që punonin në një restorant të hapur nga regjimi jashtë shtetit dezertuan në grup.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” deklaroi se, edhe një numër jo i vogël figurash politike që punonin jashtë shtetit kanë dezertuar së fundmi.

Agjencia citon zyrtarë qeveritarë që thonë se këto janë shenja se regjimi i Kim Jong un po kriset. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul deklaroi se, Jugu nuk mund të japë informacione të mëtejshme mbi rastin e kolonelit.

Por një burim i rezervuar deklaroi se, dezertori mendohet të ketë të dhëna të detajuara mbi operacionet e Penianit kundër Koresë së Jugut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.