🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.18 ▼2.48%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -1.43% ETH $2,141 ▼ -2.83% XRP $1.4493 ▼ -0.81% SOL $89.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

OKB – Zaev: Maqedonia është mike e fqinjëve të saj

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se qeveritë duhet të përqendrohen në përgjegjësitë dhe jo në dallimet e tyre.

“Jam i bindur se kemi të njëjtin qëllim, paqen në botë. Jam i bindur se ne ndajmë të njëjtat angazhime. Jam i bindur se ndaj sfidave të përbashkëta do të përgjigjemi me zgjidhje të përbashkëta. Paqja, angazhimi për një jetë të denjë dhe zgjidhje të përbashkëta janë vlerat përmes të cilave Republika e Maqedonisë arriti të kapërcejë një krizë të thellë politike që madje ndikoi në rajonin tonë”, deklaroi Zaev.

”Ne jemi një vend i vogël, por me diversitet. Kemi kaluar nëpër sprova të rënda, sepse ne jemi bashkuar rreth vlerave të përbashkëta. Maqedonia është një mike e fqinjëve të saj dhe është e orientuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë theksoi se gjatë muajve të fundit qeveria që ai drejton ka promovuar një qasje të re ndaj fqinjëve të saj duke demonstruar aftësinë për të kapërcyer çështjet e pazgjidhura.

Zaev paralajmëroi se Maqedonia do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe së bashku të mbështesë paqen në botë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.