Politika

Olli: Kundër buxhetit të 2016 në Tiranë, parashikon rritje të taksave e tarifave

Kryetari i grupit të Këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli deklaroi sot se ka paralajmëruar se këshilltarët e opozitës nuk do ta votojnë nesër projekt buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2016.

Ku vendim i opozitës, sipas Ollit vjen pasi projekt buxheti, përveç rritjes së taksave e tarifave nuk ofron asgjë për kryeqytetin.

“Bashkia  e Tiranës ka parashikuar nivelin më të ulët të investimeve publike dhe rritjen më të madhe të taksave dhe tarifave. 30 taksa dhe tarifa më shumë do të duhet të paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës. Kështu me rreth 200% rritet taksa e fjetjes në hotel, me 1000% parkimi me pagesë, me rreth 700% tarifa për zënien e hapësirave publike dhe me të paktën 140%, tarifa për  shërbimet veterinare”, deklaroi ai.

Sipas tij, Veliaj është shumë më i interesuar për të larguar punonjësit nga puna se sa për të investuar për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit.

“Buxheti i propozuar nga  Veliaj tregon edhe njëherë mungesën e vizionit të qeverisë për reformën territoriale dhe vërteton ate që është deklaruar që në krye të herës që kjo ishte thjesht dhe vetëm një reformë për qëllime elektorale dhe që nuk do tu ofrojë asnjë shërbim qytetarëve. Buxheti i Bashkisë injoron sektorin e bujqësisë dhe në veçanti  infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, në të gjitha territoret që i janë bashkangjitur Bashkisë së Tiranës”, përfundoi Leonard Olli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button