Bota

“Operacioni Neymar”, goditet një rrjet pastrimi parash

Autoritetet amerikane shkatërruan një rrjet të pastrimit të parave që kishin lidhje me 2 kartele droge, njëra prj të cilave është ajo e El Chapo Guzman.

Operacioni policor që zgjat prej 2 vitesh është quajtur  “Operacioni Neymar”, kjo për shkak se një prej anëtarëve të këtij rrjeti kishte përdorur emrin e sulmuesit të Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane për të fshehur identitetin e tij, ndërkohë dikush tjetër arriti ta mbiquajë veten e tij edhe “Pitbull”.

Mësohet se ky rrjet gjatë këtyre dy vitetve ka mundur që të kalojë 1 milionë diollarë çdo muaj nga Kolumbia në Miami për të invesutar në biznesin e El Chapos, para të cilat siguroheshin nga sjhitja e Kokainës.

Në këtë moment numri i të arrestuarve është 4,3 në SHBA dhe 1 në Kolumbi, por lista e të dyshuarve është akoma më e gjatë. “Operacioni Neymar”, tashmë i ka kaluar kufijtë e SHB dhe Kolumbisë edhe është shtrirë edhe në më shumë se 15 vende të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button