🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,223 ▲ +0.92% ETH $2,052 ▲ +0.27% XRP $1.3106 ▼ -0.52% SOL $80.1100 ▲ +0.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

OPLAN 5015: Projekti sekret për shkatërrimin e Koresë së Veriut

Aktivitetet politike dhe ushtarake të Koresë së Veriut janë interpretuar prej kohësh nga SHBA dhe aleatët e saj më të ngushtë si një kërcënim latent.

Sipas një artikulli të botuar nga revista amerikane  “The National Interest”, stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Foal Eagle” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, janë reflektim i fillimit të një plani të fshehtë që mund t’i hapë rrugën luftës së dytë të Koresë, – shkruan Dita.

Këto aktivitete janë pjesë e një programi të fshehtë të quajtur OPLAN 5015 (Plani i Operacioneve amerikane 5015), që është krijuar në vitin 2015 dhe që reflekton një taktikë të re përballjeje me Korenë e Veriut.

Edhe pse bëhet fjalë për një projekt të klasifikuar, disa nga rrjedhjet e publikuara në mediat japoneze dhe koreano-jugore tregojnë për një ndryshim në strategjinë e luftës, që merr parasysh qasjet moderne përballë një konfrontimi të mundshëm mes dy popujve.

Sipas një botimi të vitit 2015 nga shtypi japonez dhe korean, tregohej se një pjesë e OPLAN 5015 do të fokusohej në operacionet e forcave speciale që janë ngarkuar për të eliminuar liderët kryesorë të Koresë së Veriut dhe të sulmojnë objektiva specifike me armë të sofistikuara dhe teknologji kibernetike.

Kjo strategji ndryshon nga koncepti tradicional i luftës midis ushtrive dhe do të synonte uljen e numrit të viktimave dhe zvogëlimin e kostove të operacioneve ushtarake.

Sipas “The National Interest” një qasje e orientuar ndaj sulmeve konkrete mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë, me një të ardhme po aq të pasigurt sa dhe rolet e Koresë së Jugut dhe mbështetja e SHBA-ve nga ana e detit dhe tokës në një konfrontim të mundshëm ushtarak në  rajon.

Stërvitjet “Foal Eagle”, që përfshijnë më shumë se 300.000 burra në një stërvitje të praktikuar në mjedise reale dhe të simuluara me kompjuter, janë  kritikuar nga ushtria koreano veriore që paralajmëron se do të marrë masa më drastike për të reaguar ndaj asaj që e sheh si një politikë armiqësore kundër vendit të saj.

Nën komandën e liderit, Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka shtuar testimet balistike në distancë të gjatë dhe ka ndezur akoma më shumë alarmet në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.