☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.65 ▲1.72%
ARI 4,578 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,564 ▼ -1.49% ETH $2,033 ▼ -1.32% XRP $1.3117 ▼ -2.86% SOL $80.6500 ▼ -4.02%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.65 ▲1.72 % ARI 4,578 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Opozita: Dialogut t’i prijë Haradinaj, jo Thaçi

Përfaqësuesit e partive opozitare thonë se ende është në fuqi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, me të cilën mandatohet Qeveria e Kosovës për t’i zhvilluar bisedimet me Serbinë. Sipas tyre, gjatë këtij viti presidenti Hashim Thaçi është vetëmandatuar që t’i udhëheqë këto negociata.

Faza përmbyllëse e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të udhëhiqet nga Presidenti i Kosovës.

Përkundrazi, Qeveria është ajo e cila duhet t’i prijë këtij procesi. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët kanë thënë se Presidenti Thaçi është mandatuar vetë për ta udhëhequr këtë proces.

Megjithatë, se dialogu do të zhvillohet në nivel presidentësh tash e tutje e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian, i cili përmes një komunikate (pas takimit të shefes së diplomacisë së BE-së, Frederika Mogerini, me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor) ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e diskutimeve ndërmjet dy presidentëve: Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, për ta çuar përpara dialogun, shkruan tutje “Zëri”.

Edhe presidenti Thaçi tashmë ka bërë me dije se do ta krijojë një grup të unitetit në këtë fazë, ku përfshihet edhe opozita.

Mirëpo përfaqësues të kësaj të fundit kanë thënë se tek i pari i shtetit vërehet një mungesë për ta përfaqësuar unitetin e nevojshëm në këtë proces.

Ndërkohë partitë në pushtet, duke kritikuar mënyrën sesi është zhvilluar ky proces deri tash, kanë kërkuar përfshirjen e SHBA-së në negociatat me Serbinë. Sipas tyre, pa prezencën e SHBA-së nuk mund të ketë dialog.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.