Kosova
“Organizatat humanitare” importuan ekstremizëm fetar
Pas luftës në Kosovë kanë ardhur shumë organizata, të cilat nën petkun e humanizmit kanë sjellë edhe rryma ekstreme fetare, efekti i të cilave po vërehet 15 vjet më vonë. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve të sigurisë, teologët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas tyre, këto organizata kanë shfrytëzuar situatën e rëndë ekonomike të kosovarëve, duke u sjellë ndihma dhe duke u “servuar” pikëpamje ekstremiste, shkruan Zëri.