⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

OSLO – Norvegjia sekuestron anijen ruse, pas pretendimeve ukrainase për kompensim

OSLO, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet norvegjeze kanë sekuestruar një anije ruse në arkipelagun Svalbard me kërkesë të kompanisë shtetërore të energjisë ukrainase ”Naftogaz”, thanë sot zyrtarët, duke bërë që Moska të akuzojë Norvegjinë për pirateri.

Anija me emrin ”Professor Molchanov” u sekuestrua të mërkurën sipas një urdhri të gjykatës norvegjeze dhe do të mbetet në port deri në njoftim të mëtejshëm, thanë autoritetet në arkipelagun arktik.

Veprimi vjen pas një vendimi arbitrazhi që urdhëron Rusinë të kompensojë ”Naftogaz” për asetet e shpronësuara pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

“Procesi ligjor dhe vendimi janë pjesë e luftës së kompanisë për të rikuperuar fondet që u shpronësuan nga Rusia në vitin 2014″, thanë autoritetet në një deklaratë.

Guvernatori i Svalbard, Lars Fause, i tha transmetuesit norvegjez NRK se autoritetet, së bashku me kompaninë minerare ”Trust Arktikugol”, do të kujdesen për ekuipazhin dhe pasagjerët e anijes tregtare.

Sipas ”Naftogaz”, çështja ka të bëjë me asete të konsiderueshme nafte dhe gazi që ajo zotëronte në Gadishullin e Krimesë përpara se ato të shpronësoheshin pas aneksimit nga Rusia.

Sekuestroja u urdhërua për të zbatuar detyrimet financiare të papaguara të Moskës që rrjedhin nga një vendim arbitrazhi i vitit 2023 në Hagë.

Gjykata i dha ”Naftogaz” rreth 4,2 miliardë dollarë kompensim për asetet e shpronësuara në Krime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e dënoi sekuestrimin, duke i thënë agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS se “rrëmbim” do të ishte një term më i përshtatshëm për veprimin.

Ajo akuzoi Perëndimin se kishte legalizuar piraterinë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.