🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,103 ▲ +0.65% ETH $2,051 ▲ +0.16% XRP $1.3093 ▼ -0.7% SOL $80.1400 ▲ +0.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Osmani dhe Kurti pas takimit me Escobarin: Kosova e gatshme për tu angazhuar më shumë në intensifikimin e dialogut

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me dërguarit e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialog si dhe është e gatshme që ta rris angazhimin.

Tutje, Osmani tha se ka shprehur shqetësimin për mos respektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Mes tjerash, e parja e shtetit tha se Kosova nuk mund të jetë vend i vogël duke punuar me ShBA-në.

“Historia dëshmon se angazhimi i SHBA në Kosovë është i pazëvendësueshëm. Për ne është e rëndësishme mbështetja nga aleatet tanë. Potencova rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve tona. Ne takim shprehja angazhimin ndaj synimeve tona të përbashkëta. Sot diskutuam edhe nevojën për të ecur përpara në procesin dialog. Kosova është pala konstruktivë në këtë proces dhe është e gatshme të rrisë angazhimin e saj ne menyre qe te intensifikohet procesi i dialogut. Shpreha shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë. ShBA nuk kanë aleatët më të madh se Kosova. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me ShBA do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kemi adresuar çështje në interes të përbashkët në rajonin tonë. Ne mezi presim këtë koordinim të përbashkët”.

Kurse Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, ka treguar për temat që kanë diskutuar brenda takimit. Ai nuk dha detaje të bisedës, përvecse tregoi në përgjithësi mbi bisedat që pati me të.

“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”.

Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. “E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë process. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.