Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.09 ▼2.76%
ARI 4,705 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,027 ▼ -2.03% ETH $2,463 ▼ -1.7% XRP $1.4395 ▼ -5.7% SOL $97.0400 ▼ -4.59%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.09 ▼2.76 % ARI 4,705 ▲0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.09 ▼2.76 % ARI 4,705 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

A2CNN ka mësuar detaje në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë në orën 18:00. Në protestë nuk pritet të mbahen fjalime nga eksponentët politikë, sikurse jemi mësuar zakonisht, raporton gazetari Anesti Bajramemaj.

Ditën e sotme pritet të ketë lëvizje të turmës dhe protesta nuk do të përqendrohet vetëm para godinës së Kryeministrisë. Po ashtu intenerari është ende në diskutim nga organizatorët.  Po ashtu protesta nuk do të ketë një regji qendrore.

Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të sotëm.

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen. Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Demokratët kanë zgjedhur që protestën ta zhvillojnë pikërisht sot për simbolikën e 22 marsit të vitit 1992, ditë që shënon fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.