🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.82 ▼0.92%
ARI 4,026 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,874 ▲ +0.4% ETH $2,314 ▲ +0.49% XRP $1.2991 ▲ +1.17% SOL $100.2800 ▼ -0.34%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.82 ▼0.92 % ARI 4,026 ▼0.31 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.82 ▼0.92 % ARI 4,026 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Opinion

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

Nga Ylli Pata

Padia në SPAK për pagat rrëzon realisht gjithë narrativën e një përpjekje parimore të prokurorisë Speciale kundër pandëshkueshmërisë.

Çështja e pagave, është etalon, pasi tregon thembrën e akilit të deformimit që i është bërë misionit dhe punës së në prokurorie speciale.

Një prokurori speciale, e cila është ngarkuar të merret me korrupsionin e nivelit të lartë dhe me krimin e organizuar nuk mund të jetë një audit, një arbitrazh, një artific civil që tundet në nenet e forta të Kodit Penal dhe të Procedurës që e kanë ngritur SPAK.

I cili nuk merret me probleme që i takojnë KLSH-së, që i takojnë një denoncimi të një anonimi, i cili ka një mendim.

Një prokurori Antimafia merret me korrupsionin e lartë, atë të madhin, të cilin e ndjek dhe e nxjerr. Një mision që nuk është i lehtë, por duke punuar pa zhurmë arrin të kapë provat për të çuar një subjekt në gjyq. Drejtësia është e bukur se është duel, mund edhe të dështosh, pasi subjekti ka alibi, mund të ketë edhe ekspertizë të mirë, ky është sistemi, megjithatë narracioni që krijohet në publik është baza.

Nëse publiku bindet që ka bazë nuk ka nevojë shumë për propagandë. Një ndjekje penale është çështje e rëndë, pasi mund të shkatërrojë jetë, ndaj kërkon një për pushtim, ndershmëri e korrektesë spartane.

Padia e sotme në SPAK e gjyqtarëve për ministrin e Financave është një skandal juridik në radhë të parë. Kush i jep të drejtë një gjyqtari që të kërkojë të drejtën në gjykatë për pagën e vet? A është ky konflikt interesi? Kokë e këmbë! Ndoshta ministri në fjalë edhe mund të ketë gabuar, por sot sistemi ynë i drejtësisë që reforma ne e ka dhënë ofron një diapazon të pafundëm. Është gjykata administrative, që e trajton çështjen me kompetencë sepse është administrative. Është Gjykata Kushtetuese që zgjidh konfliktet dhe e interpreton ligjin themeltar të shtetit në mënyrë të shteruar. Është gjykata e Lartë, e cila mund të krijojë një legjislacion tipik, në intepretimin e çështjes në fjalë në një rrjedhë ligjore.

Po pse padi? Gjyqtarët duan konflikt me ekzekutivin? Ja kjo është pika që derdh gotën, jo thjesht në rastin e pagave por në thelbin e çështjes së drejtësisë aktualisht. Të cilën qoftë Kushtetuesja, qoftë Gjykata e Lartë, mund ta trajtojnë që të mbyllin një rubinetë, që të kthejë në kënetë një sistem që vjen nga një reformë e dhimbshme e gjithnjë e më shumë problematike në publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.