☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 98.93 ▲3%
ARI 4,413 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,804 ▼ -2.01% ETH $2,459 ▼ -1.68% XRP $1.3762 ▼ -3.74% SOL $101.0200 ▼ -3.32%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 98.93 ▲3 % ARI 4,413 ▼1.08 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 98.93 ▲3 % ARI 4,413 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Opinion

Shqiptarët e së nesërmes

Çfarë do të thotë të jesh shqiptar në shekullin që po vjen? Ndoshta përgjigjja nuk gjendet te hartat, as te kufijtë, as te ajo që kemi qenë. Gjendet te pyetja nëse do të dimë ta marrim historinë tonë në duar dhe ta kthejmë në një të ardhme ku askush prej nesh nuk mbetet pas.

Ky është kuptimi im i lirisë panshqiptare:

Të mos humbasim askënd nga vetja. As shqiptarin e Kosovës. As shqiptarin e Shqipërisë. As shqiptarin e Maqedonisë së Veriut. As atë të Malit të Zi. As atë të Luginës. As atë që jeton larg, por e mban gjuhën e nënës si një copëz atdheu në zemër.

Por koha jonë kërkon diçka më shumë se emocionin e përkatësisë. Bashkimi ynë duhet të jetë aq i mençur sa krenaria jonë. Të jetë bashkim i dijes!

Në një realitet të ri gjeopolitik, ku aleancat po riformësohen, interesat po rivlerësohen dhe ekuilibrat në rajon po ndryshojnë, koha kërkon prej nesh një strategji kombëtare të mençur, moderne dhe afatgjatë.

Një marrëveshje e re mes nesh. Një konsensus për çështjet që janë më të mëdha se dallimet tona: të investojmë te rinia, të mbrojmë gjuhën, të lidhim dijen, të fuqizojmë ekonominë, të thellojmë integrimin euroatlantik, të rrisim rolin dhe peshën e shqiptarëve në rajon, të ndërtojmë institucione të forta dhe ta kthejmë diasporën nga një kujtesë e largët në një forcë aktive të së ardhmes.

Jo një nostalgji për atë që mund të kishte qenë por një projekt për atë që duhet të bëhemi.

Kjo më zgjoi përsëri shqisat sot, duke dëgjuar dy burra të moshuar në një kafene tek po flisnin. Ata po ruanin kujtesën ndërsa djali im që po nisja për në shkollë po kërkonte të ardhmen.

Dhe rikujtova veten se brezi im ka një detyrë të tmerrshme dhe të bukur: të bëhet urë!

Të mos lejojë që kujtesa të vdesë por as të mos lejojë që e ardhmja të mbetet peng i kujtesës. T’u themi fëmijëve tanë kush ishim por edhe t’u japim mundësinë të bëhen më shumë se ne. T’u tregojmë varret por edhe t’u hapim dyert. T’u mësojmë emrat e dëshmorëve por edhe t’u mësojmë ligjin. T’u flasim për lirinë por edhe t’u ndërtojmë institucione që e bëjnë lirinë të prekshme.

Kjo është besa që duhet të japim. Jo vetëm ndaj të vdekurve por edhe ndaj të palindurve.

Dhe më e rëndësishmja, ta duam njëri tjetrin aq shumë, sa të mos kemi nevojë të urrejmë askënd për ta dëshmuar këtë dashuri!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.