⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,777 ▲ +0.47% ETH $2,237 ▲ +0.81% XRP $1.1597 ▼ -2.19% SOL $89.6200 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kërkon rregulla më të forta për rrjetet sociale, jo ndalimin e fëmijëve

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Më shumë se 130 organizata dhe ekspertë i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të detyrojë kompanitë e teknologjisë t’i bëjnë rrjetet sociale më të sigurta për fëmijët, në vend që të vendosë ndalime të përgjithshme për të miturit.

Thirrja vjen vetëm pak ditë përpara se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të prezantojë më 16 shtator planet e BE-së për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e rrezikshme dhe aplikacionet që krijojnë varësi.

Organizatat, përfshirë grupe për të drejtat e fëmijëve, të drejtat digjitale dhe shëndetin mendor, kundërshtojnë një qasje që do t’ua transferonte barrën e sigurisë prindërve ose vetë fëmijëve.

Në vend të kësaj, ato kërkojnë një kuadër evropian të përbashkët për sigurinë digjitale.

Në letrën drejtuar von der Leyen, 132 organizata dhe ekspertë kërkojnë që masat e BE-së të përqendrohen te mënyra se si ndërtohen dhe funksionojnë platformat, duke përfshirë zbatimin më të fortë të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së.

Ata propozojnë standarde minimale sigurie për produktet dhe shërbimet digjitale sipas grupmoshave, deri në moshën 18 vjeç, si dhe kufizime për veçoritë me rrezik të lartë.

Debati ka shkaktuar qëndrime të ndryshme brenda Evropës.

Franca ka kërkuar rregulla evropiane për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa një përfaqësues i Estonisë ka mbështetur idenë që vetë platformat duhet të ndryshojnë mënyrën e funksionimit.

Von der Leyen po shqyrton aktualisht mundësinë e vendosjes së kufizimeve për fëmijët nën 13 ose nën 15 vjeç.

Vendimi pritet të bëhet më i qartë gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian javën e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.