☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Sara Mila në Shkup: BE nuk është vetëm kapituj të mbyllur, por ndryshime reale për qytetarët

“Integrimi europian nuk mund të matet vetëm me kapituj të hapur apo ligje të përafruara, por edhe me ndryshimet konkrete që këto reforma sjellin në jetën e qytetarëve”. Ky ishte mesazhi që u përcoll nga delegacioni e Shqipërisë në konferencën rajonale “Roli i mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE”, që po zhvillohet në Shkup.

Në aktivitetin e organizuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e GIZ-it, Shqipëria prezantoi përvojën e Kuvendit në ndjekjen e procesit të integrimit dhe forcimin e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e reformave.

Në fjalën e saj, kryetarja e delegacionit shqiptar dhe përfaqësuese e mazhorancës parlamentare deputetja Sara Mila vuri theksin te përgjegjësia e Kuvendit për të mos u ndalur vetëm te miratimi i ligjeve, por për të ndjekur edhe zbatimin e tyre.

“Kur flasim për integrimin europian, shpesh e nisim me shifra, kapituj të hapur, ligje të përafruara, kritere të përmbushura. Këto shifra kanë rëndësi. Por përgjegjësia jonë si deputetë është t’i përgjigjemi pyetjes që qëndron pas tyre. Çfarë po ndryshon për njerëzit që përfaqësojmë?”, u shpreh Sara Mila. Gjatë fjalës së saj deputetja Mila përmendi gjithashtu përparimin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Por, tha ajo më tej, mbyllja e kapitujve nuk shënon fundin e punës.

“Për Kuvendin, kjo përgjegjësi nis me legjislacionin, por nuk mund të përfundojë aty”, ishte një nga mesazhet kyçe të fjalimit të deputetes Mila.

Më 14 korrik, Shqipëria mbylli përkohësisht tre kapituj negociues: Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, Arsimin dhe Kulturën, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë. 94 projektligje dhe 15 mbledhje mbikëqyrëse në shtatë muaj.

Sipas të dhënave të paraqitura në konferencë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shqyrtuar 94 projektligje, nga të cilat 34 lidhen drejtpërdrejt me përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Procesi është shoqëruar edhe me 157 amendamente, me synim përmirësimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Deputetja Sara Mila theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë çështje konkrete për qytetarët, nga siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit, te transporti dhe mbrojtja e personave që denoncojnë shkelje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.